Këshilla & Arsye

March 18, 2017 | 13:11

8 zakone që dëmtojnë shikimin tuaj

80% të kujtimeve përcaktohen nga ato që shohim

80% të problemeve me shikimin mund të shmangen ose mund të kurohen

80% të gjërave ne i mësojmë nëpërmjet shikimit

????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

Ka disa zakone që njerëzit i bëjnë por nuk janë të shëndetshme për shëndetin e syve, të cilat bëjmë mirë t’i parandalojmë:

  1. Mbajtja e lenteve për një kohë të gjatë

Profesionistët e shëndetit të syve thonë se humbja e shikimit ose gërvishtja e syve mund të shkaktohet nga lentet që nuk përdoren nëmënyrën e duhur. Nëse i mbani lentet për një kohë të gjatë, ato mund të dëmtojnë shikimin. Kontaktet vendosen mbi kornean, që parandalon ekspozimin e syrit ndaj sasisë së nevojshme të oksigjenit, gjë që shkakton dëmtim. Gjithashtu lentet do të fillojnë të mbledhin lëndë të dëmshme nëse nuk pastrohen në mënyrën e duhur.

*Këshillë: Mos i përdorni shpesh lentet, dhe nëse vendosni ti përdorni lexoni me kujdes udhëzuesin e përdorimit.

  1. Të lexoni ose shkruani me dritë të ulët

Nëse lexoni apo shkruani me dritë të ulët, kjo gjë do të dëmtojë shikimin tuaj.

*Këshillë: Ndriçoni fletën në të cilën lexoni ose shkruani, ose vendosni një dritë pas shpatullave që fleta të ndriçohet.

  1. Të mos shkoni tek okulisti

Parandalimi është kura më e mirë. Nëse dyshoni se po filloni të humbisni shikimin apo sytë ju djegin bëni mirë të vizitoheni te një okulist.

*Këshillë: Vizitoni sytë tuaj të paktën 1 herë në vit.

  1. Fërkimi i syve

Mos i fërkonisytë nëse ato ju djegin. Disa arsye përse ky zakon është i keq:

  1. Duart dhe gishtat përmbajnë mikrobe dhe pluhura të dëmshme për sytë.
  2. Fërkimi i vazhdueshëm isyve mund të dëmtojë sipërfaqen e syve.

*Këshillë: Përdorni një kompresë të ftohtë për ta vendosur mbi sy për disa minuta.

  1. Mosvendosja e syzeve të diellit apo e mjeteve të tjera mbrojtëse në sy

Jo çdo njeri vendos syze, por ata që se bëjnë këtë gjë mund të rrezikojnë që sipërfaqja e syve të tyre të digjet. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj rrezeve Ultraviolet mund të ndikojë në humbjen e shikimit.

*Këshillë:Blini syze dielli me mbrojtës të mirë në sipërfaqe.

      Përdorimi i Make up-it të lirë dhe të skaduar

Paratë që kurseni nga blerja e gjërave të lira të Make Up-it nuk do tja vlejnë. Make Up-i që përdorni në sy duhet të jetë cilësor, përndryshe do të dëmtojë sytë duke i mbushur ato me bakterie.

*Këshillë: Shikoni përbërësit në produktet që blini; vinire datën e skadencës, dhe blini produkte nga kompani me reputacion të mirë.

     Të notoni pa syzet përkatëse

Nëse notoni me sytë hapur dhe pa syzet e notimit, ju do të dëmtoni në mënyrë të pakthyeshme sytë tuaj. Uji i pishinave përmban kimiate të shumta që çojnë deri në verbim. Gjithashtu uji i detit përmban bakterie të shumta që mund të shkaktojnë infeksione në sy.

*Këshillë: Mbani syze që ju mbrojnë sytë nga uji.

    Pirja e duhanit

Pirja e duhanit dëmton shumë organe në trupin e njeriut, duke përfshirë edhe sytë. Përbërësit në duhan mund të dëmtojnë sytë dhe të çojnë deri në verbim.

*Këshillë: Përpiquni të konsumonisa më pak duhan të jetë e mundur, do të filloni të shikoni përmirësime të dukshme në shëndetin e përgjithshëm dhe në shëndetin e syve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top