Këshilla & Arsye

February 16, 2017 | 8:24

8 zakone që shkaktojnë depresionin

Depresioni është një nga përvojat më të këqija që mund të keni në jetë. Ndjeheni të pashpresë, plotësisht të pafuqishëm përballë jetës dhe njerëzve. Shkaqet e sëmundjes janë të shumta dhe ndryshojnë nga personi në person (trashëgimia, mjedisi shoqëror, marrëdhëniet e hershme emocionale, humbjet familjare, problemet e punës, etj).

Feeling blue

 

Studimet kanë zbuluar dy shkaqe kryesore: faktori biologjik, disa kanë një predispozitë gjenetike më të lartë të kësaj sëmundjeje; dhe faktori psikologjik, përvojat tona (sidomos atë që përjetojmë në fëmijëri) mund të çojë në rritjen e ndjeshmërisë ndaj sëmundjeve.

Në çdo rast, disa zakone të vogla mund të ndikojnë në mënyrë të pashmangshme në gjendjen e mendjes dhe mund të çojnë në depresion.

Mangësia e lëndëve ushqyese

Për të shmangur depresionin dhe çrregullime të tjera nervore duhet të merrni:

  • Magnezin, gjendet në arra, perimet me gjethe jeshile dhe në avokado
  • Triptofan, i pranishëm në kakao
  • Omega 3, farë liri
  • Vtamina B12, në sardelet, vezë dhe produktet e qumështit
  • Acid folik, i pranishëm në fruta dhe perime me gjethe jeshile

Mungesa e aktivitetit fizik

Aktiviteti fizik është thelbësor për jetën dhe gjithashtu ndihmon për të prodhuar endorfinë, hormonin e lumturisë.

Shikimi poshtë

Sigurisht  edhe lëvizjet e syrit ndikojnë në humorin tonë. Shikimi poshtë është i lidhur me ndjenjat negative.

Mos trajtimi i konflikteve të brendshme

Peoblemi lind kur injorohet dhe shpresohet se do të kalojë me kohën. Kështu ju akumuloni zemërimi apo trishtim.

Harrojmë natyrën

Depresioni është i zakonshëm në mesin e të rinjve. Një faktor që mund të ketë ndikuar këtë konstatim është mungesa e kontaktit me natyrën. Ngjyra e gjelbërt është një balancues natyror, sidomos kur ne nuk jemi mirë.

Marrim frymë vetë për jetuar

Në ditët e sotme ne vetëm marrim frymë për të mbijetuar, por çdo qelizë në trupin tonë ka nevojë për oksigjen; kështu që nëse nuk i jepni e vendosni veten në një situatë të vështirë. Është e rëndësishme të mësoni si të merrni frymë.

Mungesa e kontaktit fizik

Depresioni çon në izolimin e vetes dhe shmangien e kontatktit me njerëz të tjerë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top