Ka zakone nga më të ndryshmet që secili prej nesh mund t’i bëjë pjesë të jetës së tij për të qenë i lumtur. Këto 8 zakone të thjeshta mund t’iu ndihmojnë për të qenë më të lumtur dhe të kaloni vështirësitë e jetës më me lehtësi.
Mos u shqetësoni për atë që të tjerët mendojnë për ju
Njerëzit e lumtur nuk i lejojnë njerëzit me humor të keq ose negativ që të ndikojnë tek ata.
Jini gjithmonë miqësor dhe mirënjohës
Njerëzit e lumtur nuk e vrasin mendjen se si duken apo nga vijnë. Ata kanë nevojë për dikë që mund t’i bëjë të lumtur. Po ashtu, ata e dinë forcën pozitive për të qenë falënderues ndaj atyre që i bëjnë të lumtur.
Kërkoni pozitiven në çdo situatë
Ka diçka pozitive që gjendet në çdo gjë, edhe në gjërat negative. Mos harroni se edhe te gjërat e këqija ofrohet një shans për të mësuar nga përvoja.
Prano se jo çdo gjë në këtë botë është e përkryer
Njerëzit e lumtur dinë se si të kontrollojnë dëshirën e tyre për përsosmëri, pasi ata e dinë se nuk është diçka që mund të jetë e garantuar. Ata nuk dënojnë veten, në qoftë se jo çdo gjë shkon si ata duan. Në vend të kësaj, ata janë krenarë për arritjet e tyre.
Buzëqesh sa më shpesh të jetë e mundur
Është e qartë se gjendja jonë shpirtërore ndikon tek ata që kalojnë kohë me ne. Kështu që, nëse përpiqemi të buzëqeshim, atëherë secili prej nesh do të ketë një pamje optimiste për jetën.
Jepni kontributin tuaj për botën rreth jush
Një nga mënyrat më efektive për t’u ndjerë të lumtur është të ndryshoni botën rreth jush. Kjo mund të arrihet duke bërë diçka të thjeshtë, duke ndihmuar dikë, duke i bërë dikujt një kompliment ose duke i buzëqeshur një të huaji.
Jetoni të tashmen
Njerëzit e lumtur nuk janë në pritje të asgjëje. Gjëja më e gabuar që bëjmë është kur mendojmë se po jetojmë, por në fakt po presim të jetojmë.
Mësoni
Njerëzit e lumtur janë kuriozë, duan të dinë gjithmonë e më shumë për botën që i rrethon. Ka gjithmonë diçka për t’u eksploruar.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.