Heqja dorë nga zakonet e dëmshme mund të jetë e vështirë. Bright Side ka bashkuar një listë të zakoneve të përditshme që mund të shkaktojnë më shumë dëm sesa të mira.
1. Përdorimi i shpeshtë i sapunit të lëngshëm antibakterial: Në sipërfaqen e lëkurës qëndrojnë një sërë bakteresh të dobishme, të cilat mbrojnë trupin tonë. Nëse përdorim sapun antibakterial shumë shpesh, përfundojmë duke sterilizuar duart tona që nga ana tjetër u krijon mundësi baktereve të dëmshme të hyjnë në trup.
2.Mbajtja e teshtimës: Kur mbyllim gojën dhe hundën në përpjekje për të ndaluar teshtimën, rritet presioni brenda kafkës, ndërpritet rrjedhja e gjakut në tru dhe ngjeshen enët e gjakut dhe indet nervore. Si pasojë e tyre shkaktohen dhimbje koke, dëmtime të enëve të gjakut, madje edhe probleme me dëgjimin.
3.Larja e dhëmbëve direkt pasi ngrënies: Ky është një ndër gabimet më të mëdha që bëjnë shumë femra. Dentistët rekomandojnë t’i lani dhëmbët të paktën 30 minuta deri një orë pas ngrënies. Ushqimet dhe pijet,sidomos ato që janë të pasura në acide,kanë një efekt të dëmshëm tek smalti i dhëmbëve.
4.Veshja e pantallonave të ngushta: Edhe pse skinny jeans janë prej disa vitesh pjesë e trendeve të modës, duhet të dini që nuk janë aq të shëndetshme dhe të këshillueshme sa mendoni. Xhinset e ngushta ushtrojnë presion të vazhdueshëm në lëkurë dhe mbaresat e fijeve nervore duke sjellë probleme në qarkullimin e gjakut.
5.Përdorni shumë parfum: Parfumi ka në përmbajtjen e tij substanca sintetike që ndryshe nga vajërat natyralë mund të shkaktojnë marramendje, vjellje dhe përgjumje. Ata gjithashtu irritojnë sytë, fytin dhe lëkurë.
6.Përdorni telefonin para se të flini gjumë: Drita artificiale gjatë natës pengon prodhimin e melatoninës, hormonit që rregullon gjumin dhe zgjimin. Melatonina e ulët mund të shkaktojë depresion, kancer, obezitet, sëmundje të zemrës dhe të ulë aftësinë mbrojtëse të sistemit imunitar.
7.Ruani ushqimin në enë plastike: Enët plastike përmbajnë substanca kimike artificiale, të cilat mund të depërtojnë në ushqim dhe mund të kenë efekte të dëmshme në sistem endokrin.
8.Pini lëng të freskët të shtrydhur
Jo të gjithë e dinë se lëng frutash të shtrydhur të freskët është e mirë për ju vetëm në sasi të vogla. Në rastin e sëmundjeve të caktuara, lëngjet mund të shkaktojnë edhe dëmtime serioze në trupin tuaj. Për shembull, lëngu i rrushit nuk rekomandohet për ata që janë mbipeshë ose që kanë diabet.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.