Fëmijët i mësojnë gjërat shumë shpejt, prandaj prindërit duhet të jenë mjaft të kujdesshëm për çfarë ata u flasin dhe mësojnë. Madje që kur janë të vegjël, të rriturit duhet t’u mësojnë fëmijëve zakonet eko-shoqërore, duke luajtur një rol të madh në ruajtjen e mjedisit.
Kjo është e rëndësishme, pasi fëmijët lidhen që të vegjël me natyrën dhe kujdesen më shumë për të, duke shpëtuar planetin. Në këtë mënyrë ata do të jenë më të vetëdijshëm për sfidat natyrore, dhe do të jenë të qartë sesi t’i zgjidhin ato në të ardhmen.
9 gjërat që na ndihmojnë t’u mësojmë fëmijëve mënyrat për të shpëtuar planetin:
- Përdorni mediat sociale për të krijuar zgjidhje për të shpëtuar planetin.
- Mësoni se kur emetimet zvogëlohen, ngrohja globale ngadalësohet.
- Mbyllni gjithmonë rubinetat, pasi çdo pikë uji ka rëndësi.
- Sigurohuni që jeni kujdesur mirë për kafshët.
- Ricikloni dhe ripërdorni plastikën.
- Ushqehuni me ushqime të shëndetshme gjatë çdo vakti.
- Mbillni sa më shumë pemë të mundeni.
- Fikni çdo llambë që nuk e përdorni.
- Merrni pjesë në pastrimet lokale në komunitet.
Burimi / https://brightside.me
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.