Këshilla & Arsye

February 14, 2020 | 8:28

9 gjërat që ndodhin me trupin tuaj nëse nuk kryeni marrëdhënie seksuale

Kryerja e marrëdhënieve  nuk është vetëm një moment kënaqësie mes një çifti. E vërteta është se marrëdhëniet seksuale janë aq të rëndësishme sa që ndikojnë në shëndetin fizik dhe emocional.

Mungesa e tyre mund të shkaktojë një sërë shqetësimesh, të tilla si:

  1. Vetëbesim i ulët

Edhe nëse jeni të martuar prej vitesh dhe asgjë nuk duket e re, mungesa e marrëdhënieve seksuale mund të ndikojë në vetëvlerësimin tuaj.

  1. Dobësohet kujtesa

Sipas disa studimeve, kur bëjmë dashuri me një të dashur, përmirësohet oksigjenizimi i gjakut, i cili përhapet në të gjithë trupin. Kjo praktikë mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të përmirësuar shëndetin, për shembull, për të parandaluar problemet e kujtesës.

  1. Përkeqësim i shëndetit

Kryerja e marrëdhënieve aktivizon rregullisht antitrupat dhe shmang disa probleme shëndetësore. Nga ana tjetër, mungesa e bashkimit midis dy trupave prek 35% të antitrupave. Pasoja është grip dhe probleme të tjera vaskulare.

  1. Ulet dëshira për të komunikuar

Kur një burrë apo një grua nuk bëjnë dashuri ata humbasin dëshirën e tyre. Në mungesë të kësaj, trupi vuan nga mungesa e endorfineve. Sipas shkencës, ky është hormoni që stimulon dëshirën tonë për të bashkëvepruar me njerëzit. Për shkak të mungesës së tij, ne bëhemi më të mbyllur.

  1. Zhvillimi i puçrrave dhe problemeve të tjera të lëkurës

Marrëdhënia i lejon trupit të lirojë hormonet që luftojnë aknet. Në mungesë të tyre, hormoni rritet dhe ne mund të shohim rezultatin në fytyrë.

  1. Qëndroni të rinj në trup

Edhe lëkura duket më e bukur kur një çift bën dashuri. Kjo për shkak se dashuria nxit kolagjenin, i cili i lejon lëkurës të duket më e re dhe më e mirë. Nga ana tjetër, mungesa e marrëdhënieve seksuale e bën një person të duket më i vjetër.

  1. Humor i keq

Humori i mirë i çiftit është i lidhur ngushtë me intimitetin. Kur dashuria mungon, njerëzit bëhen më të tensionuar.

  1. Probleme kardiovaskulare

Marrëdhënia seksuale  është një nga ushtrimet më të mira për zemrën. Mungesa e saj rrit gjasat e një sulmi në zemër. Gratë janë më të prirura për këtë lloj problemi sesa burrat. Pra, në emër të shëndetit tuaj dhe personit që doni, bëni dashuri.

  1. Stresi

Psikologët në Universitetin e Göttingen, Gjermani, pas shumë studimeve kanë zbuluar se kur çifti pushon së pasuri marrëdhënie seksuale, ata rrisin stresin dhe grindjet në shtëpi.

 

 

Burimi / emozionifeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top