- Ndërtoni pajtueshmërinë tuaj. Me kohën marrëdhënia rritet dhe të rënit në dashuri shndërrohet në një dashuri që ka si bazë mirëkuptimin e pajtueshmërinë.
- Është e nevojshme të përdorni pikët tuaja të dobëta dhe të forta për të arritur në një marrëdhënie të shëndoshë. Përdorni reciprokisht pikët e forta për t’u qenë më fitimtarë.
- Besojini instinkteve tuaja. Këshilluesi më i mirë është intuita juaj, e cila në një marrëdhënie ju çon tek e vërteta. Kur ndjeni se diçka nuk shkon, e vërteta është se me shumë gjasa keni të drejtë. Besojini instinktit e flisni me partnerin kur ndjeni se ka diçka që nuk shkon në marrëdhënie. Kjo gjë ju ndihmon të rriteni së bashku në marrëdhënien në çift.
- Jepini fund frustrimit dhe urrejtjes së grumbulluar. Çdo herë që ndiheni e frustruar e keni dëshirë t’i ulërisni partnerit, ndalni për të menduar se ç’njeri të mrekullueshëm keni përkrah. Kujtoni që nëse lini që frustrimet të hyjnë në jetën tuaj, do të keni vetëm ankesa për partnerin. Fillohet gjithmonë me një mendim të vogël, i cili më pas shndërrohet në inat, deri në ditën që shpërtheni me tërbim.
- Për t’u rritur së bashku në marrëdhënien në çift është e rëndësishme të jeni e sinqertë me partnerin. Kur e dini se e vërteta do ta lëndojë, gjëja më e mirë është të mos thoni çdo gjë, por ama evitoni gënjeshtrat. Të jeni e sinqertë ju ndihmon të hapeni me partnerin. Në marrëdhënie dashuria është e bazuar e ndërtohet vetëm tek e vërteta e besimi.
- Për të ndenjur në një marrëdhënie dashurie përgjithmonë nevojiten vlera të përbashkëta, si mendore ashtu dhe shpirtërore. Tërheqja seksuale mund t’ju çojë në pasion të flaktë, por nuk është e mjaftueshme që të rriteni së bashku në çift. Është e nevojshme të jeni të gatshëm të bëni kompromise dhe të bashkoni vlerat dhe idetë së bashku, në mënyrë që ta shihni jetën me të njëjtën prespektivë.
- Me kohën, tërheqja e joshja seksuale ndryshon. Një nga sfidat është të shijoni një jetë seksuale të kënaqshme. Mundohuni të ruani të freskët intimitetin, duke krijuar mënyra të reja për të rindezur pasionin.
- Kaloni më shumë kohë cilësore me partnerin. Mësoni të rriteni së bashku, flisni për mendime të reja dhe shkëmbejini idetë. Mendoni se po bëni mirë gjithçka nevojitet për të mbajtur lidhjen tuaj? Gjeni mënyra të reja për të kënaqur partnerin. Suksesi në një marrëdhënie dashurie përfshin dy njerëz, të cilët shqetësohen për lumturinë e njëri-tjetrit.
- Praktikoni imagjinatën për të planifikuar jetën tuaj në çift. Mendoni për partnerin pas 10, 50 vjetësh, se ku do të jeni me dashurinë tuaj. Dashuroni pa shkatërruar veten. Të praktikoni individualizëm të përgjegjshëm nënkupton të mbani gjallë dashurinë për veten në brendësi të marrëdhënies. Shqetësohuni për partnerin, por edhe për veten. Kështu vini në piedestal individualitetin tuaj në një kontekst ndërshkëmbimi.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.