A jeni një person elastik? Nëse nuk e lejoni veten të dekurajoheni nga vështirësitë, nëse luftoni në mënyrë ambicioze për projektin tuaj të jetës pavarësisht dështimeve dhe përqafoni humbjen si një moment rritjeje atëherë përgjigjja është, po.
Këtu janë nëntë karakteristika përmes të cilave duhet të njihni veten: ju jeni elastik nëse…
Kontrolloni fatin tuaj
Domethënë, e dini se jeta është e jotja dhe kjo nuk është rezultat i asaj se sa planifikoni apo sa mendoni, por i vendimeve të marra dita ditës.
Gjithmonë pranoni sfidën
Nuk është e domosdoshme të llogaritet rezultati, por momenti kur me kujdes dhe guxim bëjmë një kërcim të madh, pa patur frikë.
Përdorni vështirësitë si busull
Dështimi udhëzon jetën tonë: mundësitë e humbura, ajo që ka marrë kthesë të gabuar dhe madje zhgënjimet tona na kanë bërë atë që jemi. Le të mos e harrojmë.
Praktikoni durimin
Është një stërvitje, duke mësuar të mos duash gjithçka menjëherë. Për të prerë qëllimet e mëdha ju duhet të jeni të trajnuar mirë dhe të njihni rrugën. Hedhja është e mirë kur bëhet fjalë për vendosjen e hapit të parë, por për të shkuar përpara ju nevojitet planifikim dhe rezistencë.
I lini gjërat të shkojnë
Nuk ka kuptim të mbani atë që nuk ekziston më, sepse shikimi prapa na pengon të shikojmë se çfarë qëndron para syve tanë.
Jetoni momentin
I kushtoni rëndësi të tashmes, sepse pa qetësinë e përditshme është e vështirë të tërheqësh vitalitetin e nevojshëm për të ndjekur objektivat e tij.
Zhvilloni fleksibilitetin
Ne të gjithë jemi, në një farë mase, të përhershëm; por pa guximin për të jetuar një aventurë apo për t’u përfshirë jashtë zonës të rehatisë, ne nuk do ta bëjmë atë. Pak por të garantuar.
Kërkoni shokët e duhur për të udhëtuar
Falja është e rëndësishme, sepse na lejon të rritemi së bashku me ata që duam dhe për të kapërcyer gabimet. Po aq e rëndësishme është të dish se kur është koha për të aprovuar dhe thënë “jo” për ata që kërkojnë nga ne atë që ne nuk duam të ofrojmë.
Nuk ndaleni
Nëse e keni arritur tashmë qëllimin tuaj, tashmë jeni duke menduar për të marrë hapin e ardhshëm, ju me të vërtetë e dini se çfarë është elasticiteti.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / http://www.centodieci.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.