Jeta bëhet e vështirë ndonjëherë. Megjithatë, nëse ju filloni t’ju kushtoni vëmendje shenjave që trupi juaj dërgon dhe të dalloni lidhjet midis fizikes dhe emocionales, do të jeni në gjendje të zbuloni dhe trajtoni problemet tuaja me lehtësi.
Në tekstin e mëposhtëm ju do të gjeni nëntë llojet e dhimbjeve që janë të lidhura me gjendje të ndryshme emocionale:
- Dhimbjet e kokës
Dhimbjet e kokës mund të shkaktohen nga streset e ditës. Merrni pak kohë për t’u çlodhur dhe për t’u lehtësuar.
- Dhimbje në qafë
Nëse ju ndjeni dhimbje në qafën tuaj, mund të keni probleme me faljen e të tjerëve dhe vetes. Nëse keni dhimbje qafe, konsideroni gjërat që doni tek njerëzit.
- Dhimbje në supe
Dhimbjet në sup mund të tregojnë që po mbani një barrë të rëndë emocionale. Përqëndrohuni në zgjidhjen e disa problemeve dhe shpërndani barrën tek njerëzit e tjerë në jetën tuaj.
- Dhimbje në pjesën e sipërme të shpinës
Kjo do të thotë që ju nuk keni mbështetje të mjaftueshme emocionale. Ju mund të ndjeheni të padëshiruar.
- Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës
Kjo dotë thotë që ju jeni shumë të shqetësuar në lidhje me paratë.
- Dhimbje në bërryla
Kjo lloj dhimbjeje flet për rezistencën tuaj për të ndryshuar jetën. Bëni kompromise dhe shkundni gjërat pak.
- Dhimbje në duar
Dhimbje në duar do të thotë që nuk po i arrini të tjerët në mënyrën që ju doni. Bëni miq të rinj, hani drekë me një bashkëpunëtor, ose krijoni një lidhje të re.
- Dhimbje në ijet
Kjo do të thotë se keni shumë frikë të lëvizni. Ju jeni rezistent ndaj ndryshimeve.
- Dhimbje në gjunjë
Dhimbjet në gju mund të jenë një shenjë që egoja juaj është pak a shumë e madhe dhe që ju jeni duke menduar pak për veten. Mbani mend, ju jeni të vdekshëm!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.