Trupi ynë është një tërësi e shumë cikleve biologjikë dhe sistemesh që shpesh mund të jenë të vështira për t’u kuptuar plotësisht. Trupi ka mekanizma mbrojtës, të cilat na mbrojnë nga dëmtimet 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, nga një numër i tërë lëndimesh që potencialisht mund të na dëmtojnë.
Këtu janë nëntë gjëra interesante që trupi juaj bën, të cilat ju nuk mund t’i keni kuptuar se renditen ndër mekanizmat mbrojtës.
Kur ju hapet goja për gjumë
Qëllimi kryesor i këtij veprimi është për të qetësuar trurin pasi është i mbingarkuar.
Teshtima
Zakonisht ne teshtijmë kur rrugët e hundës mbushen me shumë mikrobe, pluhur apo irritues të tjerë. Teshtima është mënyra e trupit për të larguar këto “mbeturina”.
Shtriqja
Instinktivisht ne shtriqemi sapo zgjohemi nga gjumi, që të çlirojmë muskujt ‘e fjetur’ gjatë natës. Por njëkohësisht ky veprim bën që muskujt të punojnë, rikthen qarkullimin e gjakut dhe përmirëson humorin.
Lemza
Kur hamë shumë shpejt, përtypim copa të mëdha ushqimi apo hamë më shumë se sa duhet, nervi pneumogastrik mund të irritohet. Ky nerv është i lidhur ngushtë me stomakun dhe diafragmën. Rezultati është disa minuta lemzë.
Dridhjet myoklonike
Bëhet fjalë për një ndjenjë të çuditshme kur keni rënë në shtrat për të fjetur. Jeni në fazën e dremitjes dhe ndjeni një “shkundje korrenti”. Në këtë moment, muskujt tuaj kontraktohen aq shumë sa ju del gjumi menjëherë.
Ky fenomen është rezultat i faktit që kur filloni të flini, shpeshtësia e frymëmarrjes bie ndjeshëm, ndërsa pulsi ngadalësohet vetëm shumë pak dhe muskujt qetësohen. Është e pabesueshme, por truri i interpreton këto sinjale si një vdekje e paralajmëruar, ndaj përpiqet t’ju shpëtojë duke ju dhënë një “shkundje”.
Rrudhja e gishtave në ujë
Rrudhat që shfaqen në lëkurën e duarve luan një rol të rëndësishëm. Ky fenomen shkaktohet nga fakti se trupi juaj ndeshet me një sasi të madhe lagështie dhe merr sinjale alarmi që ambienti mund të jetë i rrëshkitshëm. Për këtë arsye, lëkura e duarve menjëherë fillon të ndryshojë në mënyrë që ta kemi më të lehtë të mbahemi në sipërfaqe të lëmuara.
Humbja e kujtesës
Humbja e kujtesës shpesh ndodh pasi kanë ndodhur ngjarje shumë të papëlqyeshme. Truri ynë i fshin përgjithmonë nga memoria shumicën e momenteve të tmerrshme.
Kur ju bëhet mishi kokërr
Funksioni kryesor i këtij fenomeni është që të ulet sasia e humbjes së nxehtësisë së trupit tonë, nxehtësi që largohet nëpërmjet poreve të lëkurës. Kështu mund të ngrohemi më lehtë në kushte klimaterike të ftohta.
Lotët
Përveç se veprojnë si mbrojtje për mukozën e syve kur objekte të jashtme hyjnë në kontakt me ta, lotët shërbejnë si një mjet “mbrojtës emocional”. Shkencëtarët besojnë se në situata stresuese trupi krijon një burim të ri, të fuqishëm irritimi, në mënyrë që të shpërqendrojë një person nga dhimbja që ai përjeton.
Këto janë vetëm disa nga arsyet se përse të gjithë duhet t’i jemi mirënjohës trupit tonë, i cili punon për të na mbrojtur çdo ditë. Gjithçka duhet të bëni është të çlodheni.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.