Mirëqenie

June 12, 2019 | 12:41

9 mënyra për të larguar energjinë negative nga jeta juaj

Shtëpia mund të jetë e mbushur me energji negative. Kjo mund të kuptohet shumë thjeshtë, mjafton të mos ndiheni rehat në shtëpinë tuaj. Mbase kurrë nuk je ndalur për të menduar gjëra të tilla! E në fakt, diçka e tillë është më e përhapur nga sa mund ta mendojmë. Megjithatë, eliminimi i energjisë negative është diçka e thjeshtë, mjafton të përqendroheni në disa pika të shtëpisë dhe do ndjesh ndryshim të humorit tënd. Ja çfarë mund të bëni:

  1. Lini ajrin të qarkullojë

Ajri i pastër është diçka shumë e mirë. Hapni dyert dhe dritaret e përpiquni të ajrosni çarçafët dhe jastëkët.

  1. Ndizni shkopinj aromatikë

Shkopinjtë aromatikë janë shumë të përdorshëm kur duam të meditojmë apo kur duam të bëjmë gjëra të tjera për të evoluar shpirtërisht!

  1. Asgjë të thyer në shtëpi

Nëse keni diçka të thyer apo të prishur në shtëpinë tuaj, do duhet ta rregulloni, ose hidheni fare.

  1. Organizim

Mbase nuk e mendon kurrë, por rrëmuja është në gjendje të shkaktojë konfuzion mendor. Ndaj, rregulloni ambientin ku rrini dhe do ndiheni shumë më mirë.

  1. Një zile në dhomë

Nëse prekni një zile në një vend të caktuar të shtëpisë, energjia negative zhduket.

  1. Kripa kokërrmadhe

Ky marifet është shumë i vjetër, por funksionon vërtet, sepse gurët e kripës janë përgjegjës të përthithjes së energjisë negative. Vëre në çdo cep të dhomës.

  1. Pasqyrat

Ndryshe nga ç’mund ta imagjinoni, pasqyrat janë përgjegjëse për gjërat e mira që ndodhin në shtëpi. Ato ndihmojnë në mirëfunksionim të mirë të mendjes.

  1. Mbani bimë në shtëpi

Nuk ka gjë më të mirë se të investoni për të patur bimë në shtëpi, pasi sjellin shumë energji pozitive.

  1. Ndrysho vendin e objekteve

Rinovoni energjinë duke bërë ndryshime të vogla në dhomë.

 

 

Burimi / italiafeed.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top