Këshilla & Arsye

May 3, 2017 | 7:35

9 mënyra sesi të përdorni filtrat e çajit në oborrin tuaj

Para se të vendosni t’i hidhni filtrat e çajit, konsiderojeni dhe këtë: ato janë më shumë se njëpërdorimëshe. Që nga recetat në fushën e gjerë të kozmetikës, te pastrimi i shtëpisë, përfitimet shëndetësore, çaji është sekreti më i mirë.

Ju mund të dini rreth përdorimit të filtrave të çajit si ilaç për infeksionet e syve, dhimbjen e dhëmbëve apo prerjen nga brisku. Por a e dini se ato janë të mira edhe për gjelbërimin? Të thata, të njoma, të hapura ose të mbyllura, filtrat e çajit janë një përfitim për bimësinë.

okZbulojini këto nëntë mënyra:

1.Çaji ndihmon në përshpejtimin e procesit të dekompozimit të lëndës organike.

2.Filtrat e çajit përdoren si pleh për bimët e shtëpisë dhe të kopshtit, duke qenë se janë të pasura me lëndë ushqyese, acide tannike dhe rritje të nitrogjenit.

3.Kanë veti shëruese për të gjitha njollat, djegiet apo plagët e marra në natyrë, dielli i fortë, alergjitë e pemëve, kafshimet etj. Filtrat e çajit përdoren si kompresa të ftohta për lehtësimin e kruarjeve, prerjeve apo ënjtjeve.

4.Filtrat e çajit mbajnë brejtësit larg nga kopshti juaj. Mendohet se kafeina që përmban çaji, mund t’i mbajë larg dëmtuesit nga ngrënia ose urinimi në kopsht.

caji

5.A e dini që çaji ka veti të forta antimykotike për bimët? Filtrat e çajit të holluara me ujë parandalojnë mykun e bimëve. Përveç çajit të zi, kamomili ka një vend të veçantë, të cilin mund ta përdorim gjithashtu edhe si llak apo pastrues fytyre.

6.Kopshti juaj nuk është aq i plotë në gjelbërim, ka gropëza të pambushura e kjo ia prish bukurinë? Ja pra, vetëm duke e spërkatur me filtrat e çajit të holluar, dhe bari i ri do të rilindë sërish.

7.Teksa flasim për farërat e reja, mënyra më e mirë për t’i bërë prodhuese  është të mbillni fara brenda çajit. Vendosini në rrezet e diellit dhe ujitini derisa farat të mbijnë.

8.Vendosja në fund të bimëve apo vazove e filtrave të çajit ndihmon në mbajtjen e papastërtive. Ndërsa në tokë, filtrat e çajit ndihmojnë gjithashtu në mbajtjen me lagështirë të rrënjëve pas mbjelljes së farave apo transplantimeve.

9.Aplikoni çajin e zi të birrës në barërat e këqija, ose bëni një recetë çaji me agrume (portokall ose grejpfrut), çaj dhe ujë. Çaji i zi i zhytur në një kavanoz me uthull e lëkurë portokalli, mund të përdoret gjithashtu si llak.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top