Kushdo ka një shtëpi përbërë nga një dhomë e një kuzhinë, e ka të qartë se në hapësirën për metër katror asnjëherë nuk ka vend për të krijuar ambiente apo kënde që nevojiten për të konceptuar nevojat të rëndësishme familjare. Priremi ta konceptojmë dhomën e kuzhinës edhe si ambient ndenjeje, në disa raste i fusim brenda dhomën e gjumit, aneksin dhe ballkonin, për të pasur hapësirë pak më të madhe. Por, në të gjitha herët gjithmonë nuk ka një vend të lirë. E ngarkuar dhe e shtuar me sende të ndryshme, aq sa ndonjëherë të duket se në shtëpi nuk ka as vend për t’u ulur.
Në konceptin e shtëpive të vogla, por të vendosura me rregull dhe hapësira për gjithçka, kemi përzgjedhur idetë e Taylor Jacobson, e cila propozon këshilla mjaft të vlefshme. Për të mos sakrifikuar nervat, kohën dhe shëndetin tuaj fizik, lexoni rregullat e mëposhtme në favor të dëshirës për të patur pak më shumë hapësirë në centimetra katror. Ne mendojmë, se ky projekt nga Los Angeles dëshmon se ju mund të jetoni gjerësisht në këto hapësira pa u kufizuar. Kemi zgjedhur idetë e Jacobson, e cila përmes këtyre rregullave “të thyeni” konceptin e rrëmujës dhe të ndiqni shembullin për të rifituar hapësirat në shtëpinë tuaj.
-
Mos përdorni ngjyra të errëta
Kur përdoret siç duhet, një ngjyrë të thellë mund të rrisë karakteristikat arkitektonike. Në një ambient ku ka edhe bibliotekë, bluja dramatike bën kontrast me panelet e kuqe të raftit të librave. Ky ballafaqim i pasur i jep dimension dhomës, duke krijuar thellësi që e bën dhomën të duket pak më e madhe, por më intime.
-
Fshihuni nga modelet
Shumë automatikisht hiqni nga mendja modelet murale nga frika e një dhomë të ngarkuar. Megjithatë, i gjithë modeli tërheq syrin dhe përreth dhomës, duke shtuar interesin që mund të hutojë nga hapësira e vogël.
-
Përdorni vetëm mobilie të ulëta
Mobiliet e vogla humbasin raportin e një dhome (dhe mund të jetë pak e parehatshme). Në mënyrë që të keni mobilie të përshtatshme, përqendrohuni në disa pjesëza të plota.
-
Ju nuk mund të keni një hapësirë ngrënie
Shpesh vuajmë nga nevoja për dhomë ngrënieje të jetë e favorshme për të siguruar një tavolinë ku të zënë vend qoftë edhe bisedat dhe argëtimi, dhe gjithashtu të mund të funksionojnë si hapësirë pune. Ndërsa ju nuk jeni në gjendje të përshtatni një tavolinë për 10 veta, ju mund të merrni një tjetër të vogël apo të mesme. Vetëm ruani linjat e thjeshta, të përshtatura dhe aerodinamike.
-
Hiqni dorë nga gjithçka
Të jesh minimal është mirë nëse ju jeni lloji i personit hiper-organizues, por për pjesën tjetër prej nesh, gjëra të tilla si libra, objekte arti, përshtatja e fotografive, i japin shpirt hapësirës. Për të mos e ngarkuar çdo sipërfaqe me gjithçka ju pëlqeni, nuk ka asgjë të keqe të bëni një përzgjedhje mes të preferuarave. Jacobson e vë theksin në krijimin e skicave, shpesh duke përdorur asortimente nga artikuj që përbëjnë interes për raftet dhe këndet.
-
Mos përdorni perde të rënda
Një dritare e zhveshur nuk ndikon fare në atë që një dhome të duket e madhe apo më elegante. Nëse përshtatni perdet me dritare sipas gjatësisë së tyre, varur afër tavanit (apo derdhur, si në këtë dhomë), kjo do të bëjë që hapësira të duket më e madhe.
-
Mos blini gjëra që shërbejnë vetëm për një qëllim
Në vend që të pyesni për çdo send në hapësirë me qëllimin e funksionit të dyfishtë, Taylor zgjodhi disa pjesë dalluese, të cilat shkojnë përshtat me stilin e jetesës siç është taketukja.
-
Mos përzieni modelet
Ashtu si frika e zbukurimit nga letra murale, rezistenca për të kombinuar modele nga frika mos ngatërrojmë gjithçka në hapësirë, mund të jetë një zakon i fortë për t’u thyer. Një vend i mirë për t’ia nisur mbarë është dhoma e gjumit, ku shtrati ofron një mënyrë të lehtë për të bërë kombinime.
-
Qëndroni larg tapicerive murale
Fobia nga tapiceria murale theksohet sidomos kur ndërtimi bëhet si në foto. Në një qoshe të vogël, efekti është komod dhe elegant. Këtu, Jacobson përdor kontrastin e gjelbër për të nxjerrë në pah tiparet arkitektonike. Në këtë rast, një ornament klasik, një kënd druri i veshur me tapiceri, llambadar qelqi joshës dhe hije e freskët që vjen nga dritarja.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.