Kur e gjeni veten në një marrëdhënie të shtrembëruar, ku abuzimi emocional nga partneri është shumë i dëmshëm, është e vështirë të dilni prej saj. Kjo mund të ketë pasoja shumë të rënda psikologjike. Nëse ndjehemi të humbur, të dëshpëruar dhe jo të kthjellët për të kuptuar nëse tjetri po na dhunon psikologjikisht, ekzistojnë disa të dhëna që mund të na ndihmojnë.
9 shenja që tregojnë se partneri po ju shkatërron emocionalisht
- Ndryshimet e përsëritura të humorit
A ndodh shpesh që partneri të ketë lëkundje të shpeshta humori? Për shembull: a po flet me ju qetësisht dhe befas ju bërtet pa asnjë arsye? Epo, kjo do të thotë që ai ka një personalitet të çekuilibruar dhe thjesht po i vë mbi ty zhgënjimet e tij. Një marrëdhënie e tillë plot kundërshtim nuk mund të zgjasë shumë.
- Krijon një boshllëk rreth jush
Ai nuk dëshiron që të keni kontakte të shpeshta me miqtë ose familjen, sepse është i bindur që ata janë shumë të përfshirë në marrëdhëniet tuaja? Kujdes, nëse largoheni nga njerëzit tuaj do të jetë më e lehtë për të që t’ju trajtojë keq.
- Xhelozia
Një partner xheloz shpesh mund të bëhet i dhunshëm. Xhelozia e tij i përfshin të gjithë: familjen tuaj, miqtë, madje dhe ëndrrat apo ambiciet tuaja. Ai thjesht dëshiron që ju të vareni plotësisht prej tij. Mos harroni se nëse një person ju do vërtetë, ai kurrë nuk do ta pengojë lumturinë tuaj.
- Debate të përsëritura
Çdo ditë një polemikë e vogël bëhet një diskutim i madh. Një arsye për t’u grindur, në fund ju i jepni të drejtë vetëm sepse u lodhët ose sepse keni frikë se mund t’ju dëmtojë fizikisht. Nëse mendoni se kjo mund të ndodhë, bisedoni me të dashurit tuaj dhe largojeni.
- Ju bën të ndiheni e shqetësuar
Në prani të tij nuk jeni asnjëherë i qetë sepse partneri juaj përpiqet në çdo mënyrë të mbrojë epërsinë e tij. Keni frikë të bëni një gabim, sepse e dini që ai bëhet i dhunshëm. Kur filloni të keni frikë nga partneri juaj do të thotë që marrëdhënia juaj nuk ekziston më.
- Ju zvogëlon vazhdimisht
Ndër 9 shenjat që tregojnë se partneri juaj po ju shkatërron emocionalisht është tendenca e tij për t’ju zvogëluar. Nuk ka rëndësi, çfarë bëni ose si e bëni, ai kurrë nuk do t’ju mbështesë. Kur ai flet për ju, asgjë nuk është në rregull, ju jeni thjesht një e paaftë.
- Ju kujdeseni gjithmonë për të
Ju mund të kujdeseni vazhdimisht për partnerin tuaj, t’i falni çdo ditë dashuri, me kusht që të merrni të njëjtën vëmendje nga ai. Asnjëherë mos u përpiqni të bëni diçka që nuk ka më kuptim, që nuk ka të ardhme.
- Ju ndjeheni të bllokuar
Është normale të ndjeheni të bllokuar nëse ata që thonë se ju duan, ju marrin frymën, kontrollojnë gjithçka: postën, mesazhet, me pak fjalë, një makth! Dilni menjëherë nga ky makth dhe shkoni diku tjetër.
- Ju bind se problemi jeni ju
Të jetosh me një partner që na poshtëron vazhdimisht, i cili përvetëson gjithçka që bëjmë, ndonjëherë mund të na shtyjë të besojmë se jemi ne problemi, se meritojmë të trajtohemi kështu.
Burimi / https://www.giornodopogiorno.org/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.