Stresi mund të jetë arsyeja themelore për shumë sëmundje. Trupi reagon ndaj këtyre ndryshimeve me përgjigjet fizike, mendore, dhe emocionale.
9 shenjat që jeni të mbingarkuar nga stresi:
-
Ndjeni dhimbje e trup
Ju mund të keni probleme të stomakut, diarre, ulçer, muskuj të tendosur, dhimbje gjoksi, artrit dhe dhimbje koke.
-
Nuk flini mirë
Stresi ju pengon të qetësoni mendjen. Modelet e gjumit ndryshojnë me kalimin e moshës, por kur jeni të mbingarkuar nga stresi gjumi preket i pari.
-
Keni luhatje të peshës
Stresi do të ngadalësojë metabolizmin tuaj dhe ju do të fitoni peshë. Ndërsa, disa të tjerë humbin peshë, duke u brengosur për çështje të caktuara.
-
Ju nuk mund të ndaloni të menduarit në lidhje me punën apo problemet
Nëse ju vazhdimisht kontrolloni telefonin tuaj, e-mail, dhe forma të tjera të komunikimit nga puna, është koha të përballeni me atë që është më rëndësishme në jetën tuaj. Stresi është mbytës për ju.
-
Nuk mund të rrini ulur në një vend
Nganjëherë mendja është armiku më i keq. Është koha që ju të merrni ndihmë për menaxhimin e ankthit dhe frikës.
-
Keni pak durim me të tjerët
Një nga shenjat e para të të qenit i stresuar është paaftësia për të duruar, ose toleruar të tjerët.
-
Keni luhatje të humorit
Nëse për një moment ndjeheni të lumtur, dhe pastaj menjëherë filloni të qani, hormonet tuaja mund të ndikohen shumë nga stresi.
-
Keni humbje të flokëve
Prishja e ciklit normal të flokëve mund të shkaktohet nga stresi i konsiderueshëm fiziologjik në trupin tuaj.
-
Keni humbje të dëshirës seksuale
Stresi shkakton lodhje dhe paaftësi për të përjetuar çdo lloj intimiteti. Nëse jeni duke përjetuar një rënie në epsh, mund të jetë koha të përdorni teknika të relaksimit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.