Në fokus

April 23, 2019 | 12:06

9 shenjat që tregojnë se do të jeni shumë të lumtur në jetën tuaj

Thuhet se lumturia nuk është qëllimi i jetës, por mënyra e ekzistencës. Nëse keni mësuar të shihni gëzim në gjithçka, nëse keni gjetur kuptimin e jetës, nëse mund të jeni mirënjohës, atëherë kushdo që ju shikon do të thotë se jeni një person i lumtur.

  1. Gëzoheni për sukseset e të tjerëve.

Arsyeja kryesore e suksesit, si në punë ashtu edhe në jetën personale, është aftësia për të shijuar sukseset e të tjerëve. Ekipet më të mira janë ata që ndihmojnë njëri-tjetrin, e njohin rolin e tyre, nuk kujdesen vetëm për suksesin personal dhe mbi të gjitha vlerësojnë rezultatet e arritura nga të gjithë.

  1. Kërkoni vazhdimisht gjëra të reja.

Ju e dini që jeni unik dhe mund të kontribuoni në zhvillimin e kësaj bote. Sipas një studimi, kërkimi për risi është një nga tiparet e karakterit që ju bën më të shëndetshëm dhe më të lumtur. Ai u jep një shtysë për zhvillimin e personalitetit tuaj.

  1. Nuk kërkoni një ekuilibër mes punës dhe jetës personale, por thjesht jetoni.

Është e pamundur të vëzhgosh këtë vijë simbolike mes punës dhe jetës personale. Pse? Sepse ju jeni puna juaj. Jeta jote është puna juaj. Çdo gjë që bëni ju bën atë që jeni. Një person që nuk e kupton këtë nuk jeton, por thjesht punon.

  1. Jeni empatik.

Aftësia për të vënë veten në këpucët e tjetrit është një aftësi shumë e rëndësishme dhe e dobishme. Është e dobishme sepse ju jep mundësinë të shikoni botën dhe situatat nga këndvështrime të ndryshme.

  1. Ju keni diçka për të provuar veten.

Disa njerëz mëkatojnë sepse shpesh përpiqen të vërtetojnë se dikush ka gabuar. Ata janë të gatshëm të japin një mijë argumente, jo vetëm të afirmojnë veten e tyre në kurriz të një tjetri. Po, kur vepron, kënaqësia vjen. Por një kënaqësi vërtet e fortë mund të arrihet vetëm nëse provoni diçka për personin më të rëndësishëm në jetën tuaj ose për veten tuaj.

  1. Ju e dini se suksesi arrihet përmes këmbënguljes.

Nelson Mandela tha: “Nëse keni një ëndërr, asgjë nuk do t’ju pengojë ta realizoni atë derisa të dorëzoheni”. Po, natyrisht, gjithmonë do të ketë njerëz më të talentuar dhe më inteligjentë. Por dikush që me të vërtetë dëshiron diçka do ta bëjë me siguri.

  1. Ju e perceptoni paranë si një mundësi, jo si një shpërblim.

Paraja nuk është një qëllim në vetvete, por një mjet. Ju jeni në dijeni të saj dhe për këtë arsye, duke menduar për të ardhurat, nuk imagjinoni paratë, por atë që do bëni me to.

  1. Nuk e konsideroni veten të veçantë.

Ju jeni këmbëngulës dhe konsistent në arritjen e qëllimeve tuaja. E kuptoni se suksesi bazohet në ambicien dhe forcën e mendjes.

  1. E kupton se dinjiteti dhe respekti mbeten përgjithmonë.

Çfarëdo që të jeni dhe pavarësisht se me kë po merreni, ju do t’i nderoni të gjithë në mënyrë të barabartë, duke i trajtuar njerëzit me respektin e duhur. Ju do ta merrni atë në kthim dhe do të jeni të rrethuar nga njerëz të cilët do të jenë të gatshëm t’ju ndihmojnë kur të keni nevojë.

 

 

Burimi / emozionifeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top