Këshilla & Arsye

July 5, 2019 | 9:02

9 simptomat e andropauzës (menopauzës së meshkujve)

Ka shumë biseda për menopauzën dhe shumë pak për andropauzën. Është njësoj si menopauza femërore dhe shkaktohet nga plakja e gonadave mashkullore ose gjëndrat përgjegjëse për testosteronin. Edhe pse andropauza nuk prek të gjithë meshkujt dhe nuk ndikon në fertilitet, ajo gjithashtu shkakton shumë ndryshime. Këtu janë simptomat e saj:

  1. Rritja progresive e yndyrës së barkut

Me rritjen e moshës, burrat fillojnë të vënë bark. Kjo gjithashtu mund të jetë simptomë e andropauzës.

  1. Ndryshimi i mjekrës

Gjatë andropauzës është e mundur të vërehet një rritje e reduktuar e mjekrës dhe një rënie e flokëve mbi të gjitha në sqetull dhe në zonën pubike.

  1. Rritja e volumit të kraharorit

Kur muskujt humbin tonifikimin, është e mundur të vërehet një rritje e vëllimit të kraharorit.

  1. Çrregullime të gjumit

Çdo çekuilibër hormonal shkakton ndryshime në gjumin tonë. Burrat në adropauz priren të bien në gjumë, të zgjohen herët dhe të jenë mjaft të lodhur.

  1. Zvogëlimi i dëshirës seksuale

Ndryshimet hormonale shkaktojnë një rënie të dëshirës seksuale dhe një ndjenjë të lodhjes së vazhdueshme.

  1. Ndryshime në humor

Problemet psikologjike, frika, vetmia dhe depresioni janë disa probleme të shkaktuara nga ndryshimet e humorit të shkaktuara nga andropauza.

  1. Pasiguria dhe frika e vdekjes

Në këtë periudhë të jetës së tyre, meshkujt e vënë në pikëpyetje mashkulloritetin e tyre, fillojnë të jenë të pasigurt për veten e tyre dhe kanë frikë nga vdekja.

  1. Dhimbje e kyçeve

Me kalimin e kohës, dhimbjet në gjunjë, shpinë, bërryla dhe duar rriten.

  1. Mosfunksionimi erektil

Mosfunksionimi erektim fillon të ndodhë për shkak të humbjes së dëshirës.

 

 

Burimi / www.dididonna.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top