Cilat janë surprizat që një femër dëshiron, por kurrë nuk i kërkon? Para se t’i shohim së bashku është mirë të kujtojmë vlerën e madhe që kanë surprizat për secilin nga ne.
Një moment gëzimi gjithmonë na befason. Ne nuk jemi ata që e kapim, por është ai që na rrëmben. (Ashley Montagu)
Kjo është arsyeja pse surprizat kanë një rëndësi thelbësore në jetën e një çifti. Ato janë shkëndija të vogla që gjithmonë mund t’i japin jetë të re një marrëdhënieje. Sa më shumë që një mendim të mbahet i fshehur, aq më e madhe bëhet vlera e surprizave.
9 surprizat që një grua pëlqen të marrë
- Të zgjohet me mëngjesin në shtrat
Mund të duket si një gjë normale, por në realitet përfaqëson një nga ato dëshirat për të cilën shumë gra gëzohen jashtëzakonisht shumë!
- Shënime të vogla dashurie
Lënia e një shënimi, një mendimi që tregon dashurinë që ndjen për gruan tënde, është një nga surprizat më të bukura dhe më të thella. Një gjest i thjeshtë, gati banal, por i aftë të demonstrojë diçka që nuk është kurrë e gabuar për të kujtuar personin që doni.
- Ta çoni për shopping
Një tjetër surprizë që mund ta bëjë partneren tuaj të lumtur është ta çoni një pasdite për shopping pa e paralajmëruar. Sidomos kur ajo e di se kjo praktikë nuk i pëlqen partnerit të saj! Ja se si ky gjest do të jetë jashtëzakonisht i mirëpritur, pikërisht sepse është në mesin e atyre që një grua mezi e kërkon.
- Të mos harroni një datë të veçantë
Kalimi i kohës dhe madje edhe një zakon i caktuar bëjnë që shumë çifte të harrojnë disa data të rëndësishme në jetën e tyre. Këtu, pra, të kujtosh një datë dhe ta festoni së bashku është një nga surprizat më të bukura dhe të papritura që një grua mund të marrë!
- Organizoni një fundjavë romantike
Marrja e një pushimi nga rutina dhe shijimi i një fundjave të këndshme romantike ka qenë gjithmonë dëshira e shumë grave.
- Dërgojini lule në zyrë
Nëse dëshironi të kuptoni se çfarë fshihet pas një buzëqeshje spektakolare, gjithçka që duhet të bëni është të organizoni këtë surprizë! Diçka që është e pamundur të kërkohet, por që çdo grua në zemrën e saj e ka ëndërruar gjithmonë.
- Të gjejnë darkën gati
Jeta e përditshme është gjithnjë e më e bezdisshme dhe për fat të keq duket se koha nuk është kurrë e mjaftueshme. Këto janë mendimet më të zakonshme të grave sot, kur lodhja dhe nervozizmi turbullojnë energjinë dhe entuziazmin. Dhe kështu, gjetja e darkës gati është pjesë e atyre surprizave që mund ta bëjnë atë të buzëqeshë me gëzim.
- Ndihmojeni me punët e shtëpisë
Në vend që ta kaloni kohën duke diskutuar për futbollin ose garat me kuaj, një tjetër nga ato surprizat e dukshme është të ndihmoni gruan tuaj në shtëpi.
- Një kompliment në publik
Marrja e një komplimenti është gjithmonë një kënaqësi e madhe. Ta bësh atë në publik, në mënyrë të papritur, është ndër ato surpriza që një grua i vlerëson shumë.
Burimi / https://www.giornodopogiorno.org
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.