Dëshmi

February 10, 2020 | 11:45

92-vjeçarja Dina gjen fëmijët hebre që shpëtoi nga Holokausti

Dina pati kënaqësinë të takonte përsëri fëmijët hebrenj, të cilët i shpëtoi gjatë periudhës së Holokaustit. Ajo dhe motra e saj rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar këta fëmijë nga tërbimi nazist. Sot, ajo mundi të ritakojë ata dhe 40 pasardhësit e tyre.

Dina shpëton fëmijët hebre nga tërbimi nazist

Historia e kësaj gruaje është e ngjashme me atë të shumë të tjerave, të cilat me shumë guxim kanë rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar atë të miqve, të afërmve ose bashkëqytetarëve të thjeshtë të prekur nga nazizmi. E gjitha filloi në 1943, kur nisi shkatërrimi nga okupatorët nazistë. Familja Malachi ishte fshehur nga qytetarët brenda në papafingon e një kishe dhe për një vit jetuan në atë skutë dhe ishin të detyruar të dëgjonin britmat e hebrenjve të tjerë të vrarë nga trupat naziste. Megjithatë shumë shpejt ai ambient i lagësht u shkaktoi disa probleme shëndetësore dhe nëse ata donin të mbijetonin, duhet të kërkonin një zgjidhje tjetër.

Në këtë momente shfaqet Dina, e cila në atë kohë ishte vetëm 15 vjeç, e cila bashkë me motrat e saj vendosën të mirëpresin në shtëpinë e tyre këtë familje. Gjatë asaj kohe ato ndanin dhoma, racione ushqimore, rroba dhe ilaçe me ta. Një natë ato rrezikuan jetën e tyre për të çuar një prej fëmijëve në spital. Fatkeqësisht, ai akt kurajoz nuk i ndihmoi të shpëtonin jetën e fëmijës. Si përfundim ajo familje u shpërnda në drejtime të ndryshme nëpër pyll, në mënyrë që të shpëtonin nga nazistët.

Vajza heroike takon, në moshën 92 vjeç, hebrenjtë e shpëtuar nga nazizmi

Dy anëtarë të asaj familje janë akoma të gjallë dhe me rastin e ritit tradicional të kremtimit të “Të Drejtët midis kombeve” në Yad Vashem, Dina më në fund arriti t’i takonte përsëri. Për fat, të dy vëllezërit sollën 40 pasardhës dhe Dina arriti të shihte me sytë e saj rezultatin e gjestit të saj të guximtar që lejoi lindjen e kaq shumë jetëve.

Edhe sot ata fëmijë nuk harrojnë se vetëm falë saj dhe motrave të saj ata mundën të jetojnë një jetë të plotë dhe të kënaqshme: “Rreziku që ajo dhe familja e saj morën përsipër për të shpëtuar një familje të tërë duke ditur që vendosën veten në rrezik është i pabesueshëm- thotë Sarah Yanai, atëherë 9 vjeç, sot 86 vjeç – Tani ne jemi një familje e madhe dhe e lumtur dhe kjo është vetëm falë tyre”. Ndërsa Dina, e emocionuar nga gjithë ajo mirënjohje, tha: “Tani mund të vdes e qetë”.

 

 

Burimi / https://www.lalucedimaria.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top