Frutat janë një ushqim shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë dhe nuk mund të mungojnë në dietën tonë, por a është e mirë ngrënia e tyre në mbrëmje apo duhen shmangur? Ka nga ata që e kanë zakon ta zëvendësojnë darkën me fruta për të ngrënë një vakt të lehtë, ose t’i hanë ato pas një vakti, por a janë zgjedhjet e duhura për të bërë?
Konsumimi i frutave pas darkës shton më shumë kalori në ushqimet e konsumuara gjatë ditës, duke mos favorizuar humbjen e peshës për ata që ndjekin një dietë që synon dobësimin. Fruti është në gjendje të përshpejtojë metabolizmin, falë vetive energjike të tij, bën mirë kur jeni në lëvizje, por jo në mbrëmje dhe nuk jeni më aktiv.
Shmangni darkën me bazë frutat
Një darkë e bërë vetëm nga fruta nuk është e mirë, pasi grumbullohen shumë sheqerna të thjeshtë dhe ndjenja e urisë nuk ikën; është e vërtetë që frutat janë shumë të mira për trupin, sepse janë të pasura me kripëra minerale, ujë dhe vitamina, të dobishme sidomos gjatë sezonit të nxehtë, kur djersiteni shumë.
Më mirë t’i bashkoni frutat me proteina, për shembull, të hani një proshutë të ëmbël, gjizë ose parmixhan, të shoqëruara me yndyrna të mira, siç janë arrat e pishës, farat e kungullit, kikirikët, etj. Duke konsumuar këto ushqime, sheqernat e frutave përthithen më ngadalë nga qelizat e trupit dhe insulina vepron shumë më pak në peshën e trupit, për më tepër, do të jetë shumë më e lehtë për të arritur ndjenjën e ngopjes.
Çfarë frutash të konsumoni?
Frutat përbëhen nga karbohidrate të thjeshta dhe sheqerna, kjo do të thotë që kur i hani ka një rritje të glukozës në gjak, ekzistojnë disa fruta që duhet të kufizohen në krahasim me të tjerët, për shembull, në darkë pak rrush nuk dëmton, por banania duhet të shmanget sepse është shumë e rëndë, veçanërisht në mbrëmje. Ngrënia e frutave në sasi të madhe nuk është e këshillueshme sepse rrit sheqerin, vështirëson tretjen dhe krijon gazra në zorrë.
Në vend që të konsumoni fruta me përmbajtje të lartë yndyre dhe sheqeri, mund të konsumoni një mollë, e cila nuk ju shëndosh dhe ju jep një ndjenjë të jashtëzakonshme ngopjeje. Molla ka efekte qetësuese, kështu që nëse vendosni ta hani atë gjatë natës, duhet të mbani parasysh faktin që mund të jetë një ilaç i shkëlqyeshëm për ata që vuajnë nga kapsllëku, por mund të krijojë probleme për ata me probleme dizenterie.
Në verë fruti më i mirë për t’u konsumuar është shalqiri, pasi është i pasur me ujë, por gjithmonë duhet t’i kushtoni vëmendje të madhe sasisë, pasi ka shumë sheqer dhe ngrënia në mbrëmje mund t’ju bëjë që të shëndosheni, alternativa të tjera janë ananasi dhe pjepri, dy lloje frutash me pak kalori.
Absolutisht shmangni arrat në mbrëmje, në veçanti, kikirikët, pasi janë të pasura me kalori dhe nëse konsumohen në fund të ditës, mund të ketë vetëm efekte negative në peshë. Në përgjithësi, nutricionistët rekomandojnë të hani fruta larg vakteve, veçanërisht si një meze të lehtë në mëngjes dhe mesnatë.
Burimi / https://www.calcionewsweb.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.