Këshilla & Arsye

November 22, 2016 | 11:57

A brengosen qentë, kur humbasin shoqërinë e një kafshe tjetër?

2Është e njohur se qentë formojnë lidhje të forta emocionale me anëtarët e familjes së tyre njerëzore, dhe shpesh vuajnë dhimbjen kur vdes një i dashur, ose largohet.

Megjithatë, dikush mund të pyes veten, nëse qentë vuajnë kur humbasin shoqërinë e një kafshe tjetër, që ka jetuar me ta në të njëjtën shtëpi dhe zhduket papritmas?

Një studim i fundit i publikuar në revistën Animals ka analizuar sjelljen e 159 qenve dhe 152 maceve.

Një nga sjelljet më të zakonshme të vërejtura tek qentë është që vazhdimisht shkonin e uleshin në vendin që më parë kishte qëndruar miku i tyre i shtëpisë. Kjo sjellje ishte në 60 për qind të qenve (pavarësisht nëse shoku i humbur ishte një qen apo një mace) dhe 63 për qind për macet. Ngritja e zërit ishte shumë më e zakonshme tek macet (43 për qind). Afërsisht një në tre qen dhe mace zvogëlonin sasinë e ushqimit dhe shpejtësinë e të ngrënit (35 për qind për qentë dhe 31 për qind për macet).

Qentë janë më të prirë për të rritur sasinë e kohës që ata shpenzojnë duke fletur (34 përqind), ndërsa tek macet (20 përqind).

Macet tregojnë sjellje pikëllimi në të njëjtën masë si qentë. E dyta është se qentë tregojnë një sasi të barabartë të ndryshimeve të sjelljes dhe pikëllimi, kur humbasin një shok qen, ose mace.

1

Një gjetje veçanërisht interesante është se disa sjellje të kafshëve mund të reduktohen, në qoftë se kafsha ka një shans për të parë trupin e shokut të tyre të ngordhur.

Ideja është që kjo siguron mbylljen: Qeni do të kuptojë se shoku i tij nuk është i gjallë dhe nuk do të kthehet.

Përfundimi i nxjerrë nga ky studim është se qentë dhe macet vuajnë nga stresi, kur një shok kafshë nga familja e tyre vdes. Për shkak të kësaj, ata tregojnë sjellje, të cilat mund të interpretohen si pikëllim.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top