Të dëgjoheni, të ndani, të dini të shprehni me çiltërsi dëshirat tuaja dhe nevojat… është baza e një marrëdhënieje të suksesshme. Po ju, si komunikoni? Dini të kuptoheni?
Pyetjet që duhen bërë në çift:
1. Ndihem e lirë të kërkoj, jap ose refuzoj pa frikë?
2. Me çfarë fjalësh do ta përshkruaja raportin tim në çift?
3. Nëse do të duhej të ndodhte, a do ta kisha guximin t’ia thosha partnerit që ndjenjat e mia kanë ndryshuar?
4. Kur kam filluar marrëdhënien, a isha mjaft e shkëputur nga nëna ime, babai, ish i dashuri im?
Të ndihesh i lirë për të kërkuar, dhënë, pranuar dhe refuzuar është baza e një marrëdhënieje të suksesshme. Mbyllja në vetvete përkundrazi gjeneron ndjesinë e të qenit i pakuptuar, i pavlerësuar për atë që je. Ndjesinë që nuk shpërblehesh dhe nuk krijon një shkëmbim të çiltër emocionesh. Rreziku është që raporti të bëhet me sens unik dhe rutina të kërcënojë ekuilibrin e çiftit.
Bashkëjetesë, miqësi e ngrohtë; marrëdhënie në çift krejt e plotë; projekte për t’u bërë prindër; ndarje përgjegjësish për menaxhimin e të mirave të përbashkëta… Është e rëndësishme t’u jepet një emër të dy komponentëve përbërës të marrëdhënies dhe në fund t’i lejohet gjithsecilit ta përcaktojë, për të reflektuar më mirë në lidhje me pritshmëritë e ndërsjella.
Duhet kurajë për të kuptuar se çfarë provon në të vërtetë. Zbulimi se ndjenjat e tjetrit kanë ndryshuar është shpesh i vështirë të pranohet. Por, të flasësh për dashurinë sidomos në çaste të vështira, lejon të vihet pika mbi dëshirën e thellë për të vazhduar apo jo të ecësh krah tjetrit. Dhe të komunikosh me partnerin…
Me këtë pyetje preket një nga pikat themelore të raportit në çift: nevoja për të qenë autonomë, për të mos u bërë të varur, për të mos molepsur marrëdhënien me praninë e një personi të huaj për çiftin, të një “të treti” afektiv, ende shumë të rëndësishëm.
Revista Psikologjia
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.