Lifestyle

May 25, 2016 | 10:28

A do ti vendosnit këto bizhu të bëra nga qumështi i gjirit?

Nënat tani mund të kenë një kujtim vërtetë unik të fëmijës të tyre – bizhuteri bërë nga qumështi i gjirit.

Ann Marie Sharoupim, një nënë 28-vjeçare nga New Jersey ka lançuar “Mammas Liquid Love”, linjën e bizhuterive të krijuar nga qumështi i nënave të reja, me qëllimin për të ruajtur një nga periudhat më të ëmbla me fëmijët.

Sharoupim shkruan për “New York Post” se qumështi i dhuruesve dërgohet në një mbajtëse të posaçme për t’u transformuar më pas një një lloj rrëshire, që pas përpunimit inkorprorohet në byzylykë, unaza dhe vathë të personalizuar që kushtojnë nga 50 deri në 100 dollarë.

Kam 2 vajza, Rebecca dhe Gabriella. Kur linda Gabriella-n nuk munda të prodhoja shumë qumësht, prandaj m’u desh t’i drejtohesha një dhurueseje. Si shenjë falënderimi i krijova asaj një varëse. Gëzimi që përjetoi ajo kur mori dhuratën më shtyu të krijoja kompaninë time”, – shprehet 28-vjeçarja.

Sharoupim shpjegon se nevojiten rreth 400 mililitra qumësht për të krijuar bizhutë, të cilat janë të ndryshme nga njëra-tjetra, mbi të gjitha edhe nga ngjyra.

Kjo iniciativë ka pasur shumë sukses te nënat, të cilat kanë shprehur dëshirën e madhe për të pasur një simbol të përhershëm të lidhjes së tyre me fëmijët.

Ajo shkruan në faqen e saj: “Për shumë nëna, ushqyerja me gji e një foshnje të porsalindur është një eksperiencë e paharrueshme dhe e dobishme, që jo vetëm siguron përfitime të pamatshme shëndetësore për nënën dhe fëmijën, por edhe forcon lidhjen nënë-fëmijë”.

6 1 2 3 4 5

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top