Mirëqenie

December 22, 2020 | 8:30

A doni të jeni në formë gjatë Krishtlindjeve? Ky ushqim do t’ju ndihmojë

Festat janë shumë pranë dhe shumë kanë filluar të shijojnë ëmbëlsirat dhe pjatat tipike të Krishtlindjeve. Një kënaqësi e vërtetë për qiellzën dhe ndoshta pak më pak për fizikun.

Nëse frika e shtimit në peshë ose e pamundësisë për të mbajtur një peshë të shëndetshme gjatë pushimeve është fiksimi juaj, mbase do të jeni të kënaqur të dini se ekziston një uthull që përdoret në kuzhinë, e cila mund t’iu ndihmojë në kontrollin e peshës. Kjo është uthull molle. Një mik i vërtetë i shëndetit dhe qëndrimit në formë.

Uthull molle për të qëndruar në formë edhe gjatë Krishtlindjeve. Ja se si ta përdorni…

Kur bëhet fjalë për uthullën e mollës, është e lehtë ta imagjinoni atë në sallata ose në përgatitjen e pjatave të ëmbla dhe të tharta. Në të vërtetë, kjo erëz përdoret gjithashtu në një mënyrë tjetër, e holluar në gjysmë gote me ujë të ngrohtë. Në mënyrë tipike përdoret, një lugë çaji uthull e holluar në gjysmë gote me ujë të ngrohtë dhe duke shtuar edhe pak mjalt.

Konsumimi i saj esëll në mëngjes ndihmon trupin të pastrohet dhe në të njëjtën kohë çon në humbjen e peshës dhe largimin e lëngjeve të tepërta, duke favorizuar gjithashtu një rënie të caktuar të celulitit. Sasia e uthullës mund të rritet nga një lugë çaji në javë në një maksimum prej tre lugësh.

KUJDES: uthulla e mollës (veçanërisht nëse merret në formë të lëngshme) mund të jetë e dëmshme në rast gastriti ose ulçere. Para se të filloni ta merrni, këshillohet gjithmonë të kërkoni këshilla nga mjeku juaj. Ju kujtojmë gjithashtu se kontributi i saj në ruajtjen e peshës është gjithmonë i vlefshëm vetëm në rastin e një stili jetese të shëndetshme.

 

 

Burimi / https://www.chedonna.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top