Realiteti është se, fëmijët e vegjël kanë mundësi shumë të kufizuara për të fituar para, veçanërisht në qoftë se jeni një familje që besoni se, punët janë një përgjegjësi e familjes dhe jo diçka që mund të kompensohen fëmijët. Është e rëndësishme për fëmijët të mësojnë vlerën e punës – madje edhe fëmijët e vegjël!
Një kompensim për fëmijët e vegjël, është më shumë si praktikë e menaxhimit të parave.
- Nëse fëmija shpërblehet për punën që bën, nis të lulëzojë tek ai shpirti sipërmarrës
- Edhe fëmijët përjetojnë kreativitetin dhe emocionet e të fituarit para përmes punës dhe mund të përfitojnë nga mësimet e jetës, të cilat nuk mund të mësohen në një klasë.
Edhe pse fëmijët e vegjël nuk janë ligjërisht në gjendje për të bërë punë të vërtetë, ka një numër mënyrash që mund të mësojnë vlerën e parave të fituara përmes punës.
- të pastrojë oborrin
- të shkulë barin
- të ndihmojë në larjen e makinës – të paktën gjysma e poshtme, në varësi të gjatësisë së fëmijës
- të lajë dritaret: nuk mund të jetë e përkryer, por mbani mend, kjo është përpjekje dhe vullnet për të punuar
- të sistemojë lodrat
- fëmijët mund të mbledhin kanaçe ose shishe qelqi …
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.