Posta

September 30, 2019 | 8:15

Posta nga Denata Toçe / A duhet ta fal babanë tim biologjik?

Jam adoleshente, në vit të fundit në gjimnaz. Prej disa muajsh verifikova se jam bijë e një babai tjetër, dhe jo e atij që më ka rritur. Rastësisht e mora këtë lajm, pasi babai im biologjik kish nisur të më kërkojë. Ndërkohë kam rënë në një debat të madh me mamin. Nga njëra anë babai i vërtetë kërkon të takohet me mua dhe nga ana tjetër, mami më ka ndaluar ta takoj, me të drejtën se ai e kish braktisur kur ishte shtatzënë me mua. Më ndihmoni të gjej prehje. A duhet ta fal babanë tim dhe ta mbaj afër nënën që më fali jetën?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Përgjigje:Kjo është një dilemë shumë e madhe për shpatullat tuaja. Çfarë gëzimi që keni gjetur babanë tuaj të vërtet, por më vjen keq që e keni marrë vesh kaq vonë, dhe nuk keni qenë në dijeni për një kohë kaq të gjatë. Me siguri që gjërat do të kishin qenë shumë më ndryshe nëse ju do ta kishit ditur më përpara. Por, me siguri që nëna juaj ka dashur t’ju mbrojë e t’ju rrisë duke ju dhënë një baba pranë, pavarësisht se cili është ai biologjiku. Nëse ju ka rritur me dashuri babai që keni pranë, atëherë Ai është baba për ju.

Është e vështirë për nënën tuaj ndërkohë të mësojë se babai i vërtetë tashmë kërkon të marrë pjesë në jetën tuaj, mbas gjithë kësaj periudhe të gjatë. Ndërkohë është e vështirë edhe për ju të mësoheni të afroheni me një baba që nuk e keni njohur si të këtillë që nga fëmijëria. Por ai është babai juaj dhe ju nëse kërkoni. Keni dëshirë ta takoni, jam e bindur që nëna juaj nuk do t’ju pengojë. Ai ka kërkuar gjithmonë që ju të jeni mirë, ndaj dhe nëse takimi juaj ju bën ju të ndjeheni mirë atëherë, diskutojeni së bashku dhe jam e sigurt që nëna juaj do t’ju mbështesë. Gjithashtu kaloni kohë komunikimi edhe me babanë tuaj që ju ka rritur deri tani, shpjegojani si ndjeheni dhe tregojini ndjenjat tuaja për atë. Kjo do të siguronte faktin se përpjekjet dhe dashuria e tij kanë qenë një investim shumë me vlerë për ju.

Më pas, takoni babanë tuaj të vërtetë nëse kjo është dëshira juaj dhe vendosni të mbani marrëdhënien që dëshironi ju, pa imponime, asnjëherë kundra dëshirës dhe mundësive tuaja. Kjo do t’ju bëjë të ndjeheni vetvetja dhe e sigurt me ndjenjat tuaja. Ky do të jetë një investim i mirë për të ardhmen, duke krijuar marrëdhënie të cilat i menaxhoni ju. Kështu ju nuk keni pse mbani peshën e mendimeve, ndjenjave të adultëve.

Jeta e tyre, e cila ka qenë sigurisht jo e lehtë në partneritetin e tyre, braktisja e nënës nga babai e shumë detaje të tjera si këto, i përkasin së kaluarës së veprimeve të tyre, për të cilat janë tashmë parë rezultatet. Ju nuk keni pse ‘paguani’ për këto histori. Ju fundja jeni produkt i një dashurie, edhe pse ajo nuk përfundoi. Kjo bën rëndësi.

Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top