A duhet të konsumojmë bukë integrale vetëm kur jemi me dietë? Përgjigjia është jo!
Buka integrale është burim shumë i pasur në lëndë ushqyese për trupin tonë pasi përmban:
- Vitamina të kompleksit B
- Shumë mikroelement (kalcium, hekur, fosfor, magnez, zink)
- Shumë fibra të cilat ndihmojnë në përthithjen e ngadaltë të glukozës (sheqerit në gjak)
Çfarë përfitoni duke konsumuar bukë integrale?
1) Me tepër lëndë ushqyese në të njëjtat kalori
30gr 1 fetë buke = 70kcal buka e bardhë dhe 68kcal buka integrale
2)Ndihmon në reduktimin e yndyrnave në gjak
3)Do të ndiheni më tepër të ngopur, duke qenë se indeksi glicemik është me i ulët
4) Ndihmon gjithashtu personat që vuajne nga kostipacioni për një defekim më të shpeshtë
Buka që do t’ju këshilloja të përdornit do të ishte buke integrale me miell gruri dhe thekre bashkë me fara lini, kungulli, susami, luledielli etj, (burim shumë i mirë dhe në acide yndyrore Ω3 &Ω6.)
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.