Në fokus

January 21, 2019 | 10:37

A e dini sa para shpenzojnë fëmijët për të luajtur video lojëra? Sjellja e përhapur dhe e panjohur për shumë prindër

Një prirje gjithnjë e më e përhapur e të rinjve, madje e shumë të rinjve, është të shpenzojnë para në lojëra, si Play Station. Në shumicën e këtyre lojërave propozohet të paguani para për të marrë kredi virtuale dhe për të blerë një sërë objektesh, karakteresh, paketa dhe karta që ju lejojnë të bëheni më të fortë dhe për këtë arsye të përparoni më shpejt.

Ka shumë raste në të cilat fëmijët kanë vjedhur para nga prindërit, vetëm për të qenë në gjendje të blejnë këto avantazhe. Shpesh mund të përdorin kartën e kreditit të prindërve të tyre, edhe pa dijeninë e tyre, sa herë lejohen ta përdorin atë kur blejnë abonimin për të luajtur online: ndodh që karta të mbetet e lidhur me llogarinë e lojës dhe djemtë e përdorin atë pa e kuptuar prindi, të paktën në fillim.

Megjithatë, shumë fëmijë përdorin gjithashtu të holla, ndoshta duke kursyer para nga paratë e xhepit ose dhuratat dhe më pas shkojnë në ndonjë video-lojë ose dyqan elektronik dhe, në çdo moshë, blejnë karta me një numër kredish që pastaj transferohen brenda lojërave. Ka djem që shpenzojnë edhe 50-100 euro në javë, ndërsa ka të tjerë që nuk i kalojnë 10 euro, por luajnë 6-10 orë në ditë, sepse kreditë i fitojnë falë aftësive të tyre.

Pse tundohen t’i shpenzojnë këto shuma parash në lojëra?

Kjo është një teknikë që të nxitë për të luajtur vazhdimisht dhe të shpenzojnë gjithnjë e më shumë para, sidomos për ata djem që janë në kërkim për ndjesie të mrekullueshme, të tërhequr nga mundësia për të kaluar menjëherë nivelet e lojës, duke shmangur pritjen.

Lojërat për të cilat shpenzojnë më shumë, djemtë, janë Fortnite dhe FIFA.

Fortnite shërben për të blerë monedhat e lojës që janë të V-Buck, me të cilat blejnë veshje dhe armë për të rritur karakterin në mënyrë që të jetë më efektiv. Në lojën FIFA, shumica e rinjve blejnë të ashtuquajturat pikat Fifa që përdoren për të blerë lojtarë që të krijojnë ekipin e tyre të përsosur, kjo përmban lojtarët e të gjithë botës së futbollit.

Në të gjitha këto, YouTuber ka një rol

YouTubers, janë ata “të specializuar” në video lojëra, të cilët regjistrojnë me momentet kur ata luajnë, shpjegojnë taktikat, vështirësitë e tyre, aq shumë saqë bëhen dhe qesharak, dhe i bëjnë të tjerët të blejnë gjithçka që iu nevojitet për të vazhduar.

Duke e llogaritur këtë, për shumë fëmijë dhe adoleshentë, fjala e ndikuesve të tyre është unike dhe e papërsëritshme, ata janë idhujt dhe modelet e tyre, ata gjithashtu imitojnë ata në blerjet e tyre. Shumë youtubers me rolin që luajnë tek fëmijët gjithashtu mund të ndikojnë tek ata, sidomos tek të vegjlit që dëshirojnë të jenë si ata.

“Çdo herë, unë shoh youtubers tim të preferuar që blenë FIFA Points, shpaketon kartat dhe gjen lojtarët më të fortë!”, “Sa më shumë kredi që keni dhe sa më shumë shanse keni për paketat e kartelave dhe mundësinë për të forcuar ekipin tuaj”.

Dhe kjo është mënyra se si ata janë edhe më të joshur të shpenzojnë para për t’u përpjekur të bëhen të fortë në lojë. Për këtë arsye është thelbësore që prindërit të filtrojnë përmbajtjen në rrjet, të monitorojnë aktivitetet e fëmijëve dhe të njohin mirë video-lojërat me të cilat ndërlidhen fëmijët dhe adoleshentët. Është e rëndësishme t’i ndërgjegjësoni ata për përdorimin e këtyre pajisjeve, rreziqet dhe paratë që mund të shpenzohen, sepse virtualisht nuk i prekni paratë dhe lehtësisht harroni vlerën e tyre.

 

Burimi / www.adolescienza.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top