Këshilla & Arsye

December 15, 2016 | 9:17

A e dini se…

Ndoshta nuk e dini, por organi kryesor i trupit tonë, që ka të bëjë me shëndetin fizik dhe emocional janë zorrët. Mjeku amerikan, Michael D. Gershon, i Universitetit Columbia në Nju Jork ka konfirmuar se zorrët kanë një sistem të pavarur nervor me një rrjet të gjerë prej 100 milionë neuronesh dhe një grumbull të neurotransmetuesve.

1

Një gjë shumë interesante është se 90% e serotoninës prodhohet në zorrë. Zorrët gjithashtu prodhojnë 80% të të gjithë potencialit tonë që ka të bëjë me imunitetin, përveç hormonit të rritjes.

Të quajtura si “truri i dytë”, zorrët përcaktojnë pjesërisht sistemin tonë mendor dhe luajnë rol kyç në sëmundje të caktuara në të gjithë trupin.

Sipas disa shkencëtarëve, truri ynë i dytë apo Sistemi Nervor Enterik, në fakt është i pari, sepse gjatë zhvillimit embrional, tubi tretës bashkë me neuronet zhvillohen para sistemit nervor qendror në kafkën tonë.

Neuronet apo qelizat nervore të SNE, janë plotësisht identike me ato të SNQ dhe përdorin të njëjtët neurotransmetorë për të përcjellë mesazhet. Është konstatuar gjithashtu se shumë dëmtime që prekin qelizat nervore të trurit, prekin njëkohësisht apo edhe më herët, neuronet e sistemit tonë enterik, madje në rastin e sëmundjes së Parkinsonit japin shenja klinike shumë më të hershme, në formë të çrregullimit të odoratit dhe shenjave të tjera, shumë më herët se shenjat e para të çrregullimit motor. Dhe pikërisht këtu qëndron shpresa për diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve nervore, përmes një biopsie të thjeshtë të një pjese zorre, që është fare pa rrezik në krahasim me biposinë e qelizave nervore të kokës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top