Aromatikët e ambienteve mund të përmbajnë methanol dhe bezene (lëndë kancerogjene), të cilat janë të dyja toksike për njerëzit. Në fakt, EPA (Environmental Protection Agency) vlerëson se ajri i brendshëm është 2-5 herë më i ndotur se në natyrë, pjesërisht për shkak të përdorimit të produkteve të pastrimit, ndër të cilat janë edhe aromatikët e ambienteve. Fare lehtë mund t’i mbajmë jashtë shtëpisë këto toksina, duke i zëvendësuar me alternativa tërësisht natyrale.
-Në një gotë me ujë, shtojmë disa pika esencë vaniljeje, portokalli ose esencë tjetër dhe me të mbushim një shishe dhe spërkasim ambientin.
-Për eleminimin e erërave të rënda, vendosim një tenxhere të vogël me pak ujë dhe 1 gotë uthull të bardhë për të zier me zjarr të ngadaltë, derisa të avullojë pothuaj tërësisht.
-Lëkurat e agrumeve mos i hidhni poshtë. Vendosini ato në një enë me ujë, shtoni një shkop kanellë dhe ziejini me zjarr të ngadaltë. Një aromë shumë e këndshme do të shpërndahet nëpër shtëpi.
-Për eleminimin e erës së rëndë të koshit të mbeturinave, hedhim në fund të qeses sodë buke.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.