Këshilla & Arsye

November 5, 2019 | 8:14

A e dini se… impulsi i parë te njerëzit është bujaria

Marrëdhëniet romantike televizive po sfidojnë marrëdhëniet e vërteta romantike. A janë në thelb qeniet njerëzore bujare, apo qenie egoiste?

Një studim i ri ka zbuluar se kur njerëzit duhet të bëjnë një zgjedhje në çast, impulsi i tyre i parë është prirja për të bashkëpunuar, çka tregon që bujaria të jetë një cilësi e lindur te njerëzit.

Vetëm kur atyre u duhet më shumë kohë për të shqyrtuar dhe analizuar situatën fillojnë të shfaqin më tepër sjellje egoiste. Ky rezultat u arrit nga një eksperiment me disa njerëz, të cilëve iu dha një shumë të hollash dhe duhet të vendosnin se sa duhet të investonin në një fond në grup.

Sa më shumë kohë kishin për marrjen e këtij vendimi, aq më pak të holla jepnin në fund. Vendimet e parakohshme janë të bazuara në intuitë, ndaj studiuesit e përcaktuan bujarinë si një reagim intuitiv të njeriut. Sa më shumë presim, aq më shumë prirje egoiste shfaqim.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top