Një studim shpjegon se kërcënimi është real. Sa më shumë të besojnë njerëzit në portretizimet romantike televizive, ka të ngjarë të jenë më pak të përkushtuar në marrëdhëniet e tyre reale.
Njerëzit janë të joshur nga marrëdhëniet romantike që shfaqen në televizion, pasi ndikimi i tyre është jo vetëm cilësor, por edhe kohor, duke qenë se shfaqja e tyre është e vazhdueshme në përditshmëri.
Sipas hulumtuesve, perceptimet e gabuara që njerëzit ndërtojnë nga besimi i imazheve të shfaqura në televizion mund të jenë një shkak i rëndësishëm i dështimit të shumë marrëdhënieve dashurie kohët e fundit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.