Mirëqenie

July 8, 2016 | 11:49

A ekzistojnë produkte ushqimore antistresante?

Kësaj pyetjeje mund t’i përgjigjem duke përdorur një pyetje të dytë: A e keni vrarë ndonjëherë mendjen se përse lojtarët e tenisit hanë banane në situata kritike? Nga njëra anë për të mbushur rezervat minerale trupore, por edhe për të fituar vitaminën B6 e cila ndihmon në ruajtjen e qetësisë mendore për të përballuar situatat e vështira. Por sipas Dr. Gillian McKeith, një eksperte e njohur amerikane në fushën e të ushyerit, ekszistojnë një seri produktesh ushqimore të cilat ndikojnë pozitivisht në funksionin e gjendrave mbiveshkore duke ndihmuar në uljen e stresit. Le të njihemi me disa prej tyre:

• Seleria: ul përqendrimin e hormoneve strestantë që ngushtojnë enët e gjakut; përmban produkte qetësuese si Niazinamidi. 2-4 kërcej në ditë ndihmojnë si antistresantë.

• Fara të lules së diellit: të pasura në kalium, vitaminë B6 dhe zink, shumë të rëndësishme për funksionin normal të gjëndrës mbiveshkore. Studime të ndryshme tregojnë se gjatë stresit ka një rënie të theksuar të këtyre produkteve.

• Orizi natyror: furnizon trupin me karbohidrate që absorbohen ngadalë dhe stimulojnë prodhimin e hormoneve që përmirësojnë gjendjen shpirtërore (p.sh serotonina).

• Lajthitë: përmbajnë sasi të lartë magnezi, i rëndësishëm për funksionimin e gjendrës mbiveshkore dhe përpunimin e yndyrnave esenciale. Një sasi e ulët magnezi në organizëm mund të shoqërohet me ankth dhe pagjumësi.

• Kastraveci: ndihmon mëlçinë të kryejë mirë funksionin e saj duke balancuar sasinë e hormoneve në gjak, ndihmon në përmirësimin e humorit dhe luftimin e stresit. Provoni një gotë lëng kastraveci me seleri një herë në ditë …

• Hudhrat: përveç rolit të rëndësishëm në mbështetje të sistemit imun, produkti allicin (përgjegjës për erën dhe shijen karakteristike)lufton helmet. Sa më pak helme në trup aq më pak të stresuar ndihemi. Gjithashtu ai ul sasinë e kolestreinës dhe tensionin e gjakut duke e luftuar kështu stresin në një nivel tjetër.

• Avokado: furnizon trupin tonë me14 lëndë minerale; sidomos e rëndësishme është prania e hekurit dhe bakrit të cilat luajnë rol në rigjenerimin e rruazave të kuqe të gjakut. Rrjedhimisht parandalohet anemia, një ndër shkatarët kryesore të uljes së rezistencës ndaj stresit.

• Manaferrat, lulshtydhet: të pasura në mangan dhe vitaminë C. Ato janë mbështetëse të sistemit imun, funksionimi i mirë i të cilit ndihmon në parandalimin e stresit. Ditë e gjatë me shumë takime dhe stres? Një pjatë orizi me lajthi dhe hudhra, një gotë me lëng kastraveci të përzierë me seleri dhe për ta mbyllur, një koktej bananesh-manaferrash dhe luleshtrydhesh … Jo vetëm një vakt i shijshëm, por edhe gati për të vazhduar axhendën ditore me humor të ngritur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top