Kësaj pyetjeje mund t’i përgjigjemi me një pyetje: a e keni vrarë ndonjëherë mendjen se përse lojtarët e tenisit hanë banane në situata kritike? Nga njëra anë për të mbushur rezervat minerale trupore, por nga ana tjetër, edhe për të marrë vitaminën B6, e cila ndihmon në ruajtjen e qetësisë mendore dhe për të përballuar situatat e vështira
Sipas Dr. Gillian McKeith, eksperte nutricioniste e njohur amerikane, ekzistojnë një sërë produktesh ushqimore, të cilat ndikojnë pozitivisht në funksionimin e gjendrave mbiveshkore, duke ndihmuar në uljen e stresit. Le të njihemi me disa prej tyre:
- Selinoja: ul përqendrimin e hormoneve strestantë që ngushtojnë enët e gjakut. Përmban produkte qetësuese si Niazinamidi. 2-4 kërcej në ditë janë antistresues shumë të mirë.
- Farat e lules së diellit: të pasura në kalium, vitaminë B6 dhe zink, farat e lulediellit janë shumë të rëndësishme për funksionimin normal të gjendrës mbiveshkore. Studime të ndryshme tregojnë se gjatë stresit ka një rënie të theksuar të këtyre produkteve.
- Orizi natyror: furnizon trupin me karbohidrate që përthithen ngadalë dhe stimulojnë prodhimin e hormoneve që përmirësojnë gjendjen shpirtërore (serotonina).
- Lajthitë: përmbajnë sasi të lartë magnezi, i cili është rëndësishëm për funksionimin e gjendrës mbiveshkore dhe përpunimin e yndyrnave esenciale. Një sasi e ulët magnezi në organizëm mund të shoqërohet me ankth dhe pagjumësi.
- Kastraveci: ndihmon mëlçinë të kryejë mirë funksionin e saj, duke balancuar sasinë e hormoneve në gjak. Ndihmon në përmirësimin e humorit dhe lufton stresin. Provoni një gotë lëng kastraveci me selino një herë në ditë…
- Hudhrat: përveç rolit të rëndësishëm në mbrojtje të sistemit imunitar, produkti allicin (përgjegjës për erën dhe shijen karakteristike) lufton helmet e trupit. Sa më pak helme në trup aq më pak të stresuar ndihemi. Gjithashtu, hudhrat ulin sasinë e kolesterolit dhe tensionin e gjakut duke e luftuar kështu stresin.
- Avokado: furnizon trupin tonë me lëndë minerale; sidomos e rëndësishme është prania e hekurit dhe bakrit, të cilat luajnë rol në rigjenerimin e rruazave të kuqe të gjakut. Rrjedhimisht, parandalon aneminë, një ndër shkatarët kryesorë të uljes së rezistencës ndaj stresit.
- Manaferrat, lulshtydhet: të pasura në mangan dhe vitaminë C, ato mbrojnë sistemin imunitar, funksionimi i mirë i të cilit ndihmon në uljen e stresit. Ditë e gjatë me shumë takime dhe stres? Një pjatë orizi me lajthi dhe hudhra, një gotë me lëng kastraveci të përzierë me selino dhe për ta mbyllur, një koktej bananesh-manaferrash dhe luleshtrydhesh, janë jo vetëm një vakt i shijshëm, por edhe ju ndihmon për të vazhduar rutinën e ditës me gjendje të mirë humori.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.