Mirëqenie

January 26, 2016 | 10:40

A ekziston patriotizmi në Shqipëri?

1Megjithëse zhvillimi i shoqërisë nxjerr përpara njerëzve probleme nga më të ndryshmet për t’u zgjidhur, përsëri në këto ditë të veçanta çdo njeri sikur shkëputet pak nga momentet e ngarkuara për të hedhur sytë mbrapa në histori. Në këto ditë festash ne festojmë identitetin e vendit tonë, këtij vendi ku ne u themi çdo ditë mirëmëngj-esi rrezeve të diellit dhe natën e mirë dritës së hënës. Festojmë identitetin e këtij vendi që shumë nga ne i ka përcjellë larg me dëshpërim me pamundësinë për të ofruar. Të gjitha këto janë emocione që na bëjnë ne qytetarëve të vlerësojmë më shumë vendin tonë, pa kom-plekset e përditshme që na ngatërrohen nëpër këmbë.

Por po të vëzhgosh më tej, në përgjithësi, dashuria për vendin gjithmonë shfaqet me përqindje të lartë, kur identiteti i tij vihet në pro-vë. Qytetarët bëhen gjithmonë më patriotë kur flitet për përballjen e vendit të tyre kundrejt një vendi tjetër në një fushë të caktuar. Kur vendi ynë shkon diku në veprimtari artistike, ne duam që të ketë sukses. Po kështu dhe në fushën e sportit. Ne të gjithë bashkohemi e bëhemi të ndjeshëm ndaj identitetit të vendit tonë. Në rrjetet sociale njerëzit mundohen të shfaqin ndjenja atdhedashurie, të transmetojnë dhe të bëjnë më të dukshme traditat tona, të thurin vargje apo këndojnë këngë. Por kjo ndodh, ama, vetëm në disa raste dhe për shkaqet që thamë më sipër. Mbase është në natyrën humane që vetëm kur rrezikohet një pjesë e identitetit të tij, atëherë ai hidhet në aksion. Po kështu ndodh dhe për vendin ku jetojmë. Mbase nuk reagojmë të shprehim sensitivitet e dashuri për të çdo ditë, ngaqë e ndiejmë që është aty. Vendi ynë merr rrymë nëpërmjet nesh, qytetarëve të tij. Dhe nuk mendojmë që çdo ditë nëpër rrugët e tij ne ecim duke mbartur në shpatulla një pjesë qenieje të vendit tonë. Për qytetarët e larguar, ndjenja e nacionalizmit është më e theksuar. Të marrësh rrugët e zhur-mshme të botës në kërkim të një diçkaje që vendi yt s’mund të ta ofrojë, nuk është e lehtë. Përveç kohës së gjatë që emigranti kërkon që të përshtatet në vendin ku shkon, mbart në zemër trishtimin e largimit dhe kokën mbrapa. Është si një forcë graviteti që të tërheq drejt vendit tënd dhe asgjë tjetër nuk shijon aq sa kthimi e çmallja mbrapsht te njerëzit e tu. Një vend kurrë nuk u ka ofruar njerëzve atë çfarë realisht duan. Nuk ka qytetar të mos ketë një pakënaqësi, por vendi i çdonjërit nga ne është si ajo foleja, që mbledh, që afron. Shqiptarët mundohen të solidarizohen jashtë Shqipërisë, të organizohen që të ruajnë identitetin dhe traditat. A nuk do të ishte mirë që ky patriotizëm që shfaqej nga shqiptarët brenda e jashtë atdheut çdo ditë? A nuk do të ishte mirë që të tregojmë patriotizëm e dashuri duke ruajtur mjediset tona, duke respektuar ligjet, duke respektuar njëri-tjetrin, duke çuar përpara traditat tona, duke trashëguar te brezi i ri çfarë është e bukur me qenë shqiptar? Dhe ka nga ata që numërojnë ditët për t’u kthyer në atdhe, në ato rrugë të qyteteve ku janë rritur, ku është fëmijëria e tyre, në ato shkolla ku kanë mësuar fjalët e para, në atë vend ku prindërit e të afërmit i presin me padurim. Është Atdheu që do të na presë për vite e vite, atdheu ynë, si një plak me mjekër të bardhë, lodhur nga historia, që na pret i pari për të na uruar mirëseardhjen dhe i fundit që na përcjell përdore. Nuk ka melodi më të bukur se sa ajo që i kushtohet vendit, nuk ka vargje më të bukura se sa ato që i kushtohen Atdheut, ngarkuar me emocion e mall.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top