Në fokus

August 28, 2016 | 6:30

A ekziston telepatia?

Kur flasim për telepatinë nuk nënkuptojmë vetëm mendime të rreme që mund të besojmë dhe të gjejmë se çfarë mendon dikush tjetër, por edhe për ato momente ku ndiejmë se diçka po ndodh. E njëjta gjë ndodh kur na vjen një telefonatë nga dikush të cilin sapo e kemi në mendje. Por, a është reale telepatia? A ka një shpjegim shkencor të vlefshëm për të?

Telepatia është gjëja më e natyrshme në botë. Është një proces të cilit zakonisht nuk i japim rëndësi. Telepatia është gjithmonë e pranishme kur komunikojmë me veten. Nuk ekziston asnjë komunikim që nuk transmetohet edhe telepatikisht me të gjitha shqisat si fizikisht ashtu dhe materialisht, si zëri, gjuha e trupit, telefoni, tastiera dhe lapsi. Si mund ta dimë që ajo që kemi perceptuar është një komunikim i vërtetë telepatik? Apo është thjesht imagjinatë ajo diçka që të duket sikur e ke dëgjuar më parë? “Tele” do të thotë “largësi” dhe “patìa” do të thotë “vuajtje”. Të vuash për largësinë. Ndaj nuk është vetëm një gjë e bukur dhe e këndshme që transmetohet, por edhe diçka negative, dhimbje.

Është e mundur të perceptohet si e vërtetë, ajo “diçka” që kemi ndierë më parë dhe, për rrjedhojë, tani shfaqet përpara se komunikimi telepatik të mbërrijë deri te ne. “Vite më parë kam humbur tim vëlla. Një eksperiencë e dhimbshme, që na gjeti familjarisht të papërgatitur. Megjithatë, unë e parandjeva. Një natë më parë, të gjithë historinë e humbjes së tim vëllai e pashë në ëndërr. U tremba shumë dhe gjatë gjithë ditës së nesërme prisja të ndodhte diçka shumë e keqe dhe ajo ndodhi. Për vite me radhë më brente mendimi i përhershëm se përse nuk ia thashë askujt ëndrrën time? Ndoshta do të ndryshoja rrjedhën e fatit. E njëjta gjë më ndodh sa herë ‘diçka e madhe’ ndodh me familjarët apo të afërmit e mi, qofshin këto lajme të mira apo edhe të këqija”, – shprehet Jola.

Ndodh shpesh të përjetojmë ngjarje të tilla telepatike. E “dimë” se “ajo” telefonatë që na bie në mes të natës mban mesazhin se një person i dashur nuk jeton më. E “dimë” se kemi marrë një rrugë të gabuar. Dhe, edhe një herë, e “dimë” se “ai” person që sapo kemi takuar do të ketë njëfarë rëndësie në jetën tonë. Në situatat kur kemi nevojë ekstreme, u besojmë perceptimeve tona telepatike.

 

Telepatia dhe telefonatat

Shkencëtari Rupert Sheldrake ka realizuar një studim, ku tregon se në më shumë se 45% të rasteve njerëzit mund të kuptonin se kush po i telefononte në çastin kur binte ilja e telefonit. Ky është një fenomen, i cili, edhe pse mund t’u ketë ndodhur shumë njerëzve, nuk ka mjaftueshëm prova shkencore mbi ekzistencën reale të telepatisë, sidomos nëse marrim parasysh se ishin vetëm katër personat mbi të cilët u realizua ky studim. Megjithëse ky eksperiment mund të jetë mashtrim, nuk mund të mos jetë interesant fakti se forma më e zakonshme e telepatisë lidhet drejtpërdrejt edhe me thirrjet telefonike.

 

Studime të tjera mbi telepatinë

Eksperimenti i Sheldrake nuk është i vetmi. Qindra studime dhe analiza shkencore janë bërë për të kuptuar nëse telepatia ekziston. Kërkimet për telepatinë dhe provat shkencore arrijnë në përfundimin se ajo ekziston, por fakt është se kjo fushë kërkon një nivel më të lartë studimi për të vërtetuar me qartësi se telepatia është e vërtetë, se sa shumë studime të tjera. Përse? Sepse shumica e njerëzve beson te telepatia, duke u bazuar te përvojat personale. Disa studime e mbështesin fuqimisht ekzistencën e telepatisë, me përjashtim të psikologëve, të cilët janë skeptikë, pasi dëshmitë nuk janë asnjëherë bindëse.

 

Kritikuesit

Siç ndodh gjithmonë në botën e shkencës, ekzistojnë kritikë që besojnë se telepatia dhe fuqitë mendore nuk kanë asnjë shpjegim shkencor dhe që logjikisht s’ekzistojnë. Sipas Peter Atkins, profesor në Universitetin e Oksfordit, të bësh kërkime mbi këtë temë është humbje kohe. “Ne mund ta pranojmë se telepatia është një aftësi, por nëse është e vërtetë, selektimi natyror do të kishte bërë shumë më tepër për njerëzimin në mënyrë që njerëzia të mbijetonte”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top