Studiuesit e Universitetit të Penn State pretendojnë se kemi nevojë për tetë orë e gjysmë gjumë. Arsyeja? Shumica e njerëzve flenë vetëm 90% të kohës së tyre në shtrat, kështu që ju nevojitet një orë e gjysmë shtesë në qoftë se dëshirojnë të keni tetë orë gjumë të vërtetë.
Përpjekjet e një gjumi të mirë vlejnë, por sa kohë ju nevojitet?
0 orë. Privimi total i gjumit është fjalë për fjalë torturë. Pas tre ditësh humbisni të gjithë kuptimin e asaj që po ndodh dhe trupi e mbyll trurin në “mikrogjum”. Përfundimisht, ju vdisni. Nuk rekomandohet.
Dy orë. Askush nuk jeton me vetëm dy orë gjumë çdo natë. Megjithatë, shumë prej nesh mund të përfundojnë me vetëm dy orë në raste të veçanta. Nuk rekomandohet, përveçse në raste urgjente.
Katër orë. Disa politikanë dhe CEO lëvdohen se kanë nevojë vetëm për katër orë gjumë, por nuk është e vërtetë. Për shembull merrni Donald Trump. Nëse do të ishte kështu, dëshmitë shkencore do të sugjeronin se ai do të ishte mbipeshë, do të tregonte sjellje të çrregullt, gjykime të këqija dhe ndryshime shpirtërore të shpeshta. Arianna Huffington tha se ajo flinte aq pak sa ajo përfundimisht u rrëzua. Që nga rimëkëmbja e saj ajo sigurohet që të flejë tetë orë. Katër orë nuk rekomandohet, veçanërisht nëse je përgjegjës për një vend apo biznes të madh: i rrezikshëm për ju – dhe njerëzit përreth jush.
Gjashtë orë. Shumë njerëz marrin vetëm gjashtë orë gjumë në ditë pune. “Faleminderit Zotit, është e premte” ka një bazë shkencore: humbja e gjumit është ndërtuar me çdo natë pune dhe ju prisni të flini. Orët e punës janë shkaku më i madh i humbjes së gjumit. Kërkoni një orar fleksibël ose takime në shtëpi dhe në zyrë për pasdite.
Tetë orë. Kjo është gjerësisht shuma e rekomanduar që duhet të fle çdo njeri në natë. Orët e trupit ndryshojnë sigurisht, kështu që ndërsa Bill Gates ka nevojë për vetëm shtatë, ju mund të keni nevojë për pak më shumë.
Dhjetë orë. Adoleshentët duhet të flenë më gjatë, rreth nëntë orë në natë. Orari i herët i fillimit të shkollës janë ndoshta shkaku më i madh i humbjes së gjumit të adoleshentëve. Ndërsa dalja e vonë nga shtëpia – deri në orën 10:00 – ka treguar të redukton sëmundjet dhe të rrit rezultatet në shkollë.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / theguardian.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.