Shpesh herë në festat me miq, ju konsumoni ushqim të përbashkët, si akullore, patatina apo edhe shumë produkte të tjera. Nëse i pyesni ekspertët për sigurinë ushqimore, do t’i cilësonin tepër të rrezikshme zakonet e njerëzve të cilët konsumojnë një ushqim së bashku.
Patatina me salcë
Paul Dawnsonm një ekspert për sigurinë ushqimore në universitetin Clemson, ka matur transferimin e baktereve nga konsumimi i përbashkët i ushqimi. Në studimin e tij morën pjesë 9 të rinj të cilët do të hanin bashkërisht një tas me patatina. Ata e përsëritën këtë proces tre herë dhe numri mesatar i baktereve që morën nga njëri tjetri, ishte deri në 10.000. Imagjinoni sa baktere transferohen nëse do të ishin më shumë njerëz që do të hanin së bashku.
“Është e papërshtatshme që të konsumoni diçka që ka prekur dikush tjetër me duar, njëkohësisht dhe aspak higjienike,” u shpreh ai.
Sipas ekspertit duhet të rezervoni vetën nga këto rreziqe dhe të merrni patatinat dhe salcën në një pjatë të veçantë.
Akullorja e përbashkët
Një tjetër produkt i preferuar nga njerëzit për ta ndarë vazhdimisht me të tjerët është edhe akullorja. Gati 150 vjet më parë në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar, qëndronin një varg karrocash të vogla që shërbenin për shitjen e akulloreve të momentit. Ekspertët kanë treguar se kjo metodë, zhvilloi përhapjen e sëmundjes së tuberkulozit aso kohe. Karrocat e tilla u cilësuan të paligjshme në vitin 1898. Gjithashtu, edhe ndarja e akullores me të afërmit ose miqtë tuaj, është një tjetër veprim që mund të përçojë një mori bakteresh. Sidomos kur e ndani edhe me qenin tuaj.
Tasi me kokoshka në kinema
Ndarja e një tasi kokoshka në kinema është kthyer në modë kohët e fundit, por a është ky një veprim i pastër?
Një studim nga universiteti Clemson zbuloi se, sasi të vogla bakteresh kalojnë në moment që ju konsumoni kokoshkat së bashku me miqtë tuaj. Gjatë gjithë kohës duhet të jeni të kujdesshëm, pasi bakteret e shumta mund të kushtojnë për shëndetin tuaj duke shfaqur sëmundje të ndryshme. Përgjithësisht, njerëzit me sistem imunitar më të dobët siç janë të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe njerëzit e sëmurë, kanë më shumë rrezikshmëri për t’u prekur.
Qirinjtë në tortë
A i ka pastruar dikush qirinjtë, përpara se t’i vendosë në tortën tuaj? Nëse jo, atëherë gëzuar ditën e baktereve. Qirinjtë në tortë mund të përçojnë rreth 14.000 baktere të cilat sigurisht nuk i shohim me sy të lirë, por shkatërrojnë sistemin tonë imunitar. Mund ta shmangni këtë ritual sepse, tashmë jeni rritur një vit më shumë, edhe nëse nuk do të fikni disa qirinj.
Rregulli i pesë sekondave
Është e çuditshme, por një legjendë urbanë ka bërë njerëzit të besojnë se nëse e marrin një ushqim nga dyshemeja pesë sekonda pasi ka rënë, atëherë mund ta konsumoni pa problem. Kjo ide shpesh herë shihet si një ligj për të mos e hedhur ushqimin në plehra.
Eksperti i sigurisë ushqimor Anthony Hilton nga universiteti Aston thotë se rregulli i pesë sekondave nuk është aspak i vërtetë. Sipas tij çdo ushqim që bie në dysheme, ka mbledhur një sërë bakteresh shumë të dëmshme për ushqimin.
Gjithashtu, edhe Ronald Cutler nga universiteti Mbretëreshës Mari në Londër, është shprehur e nuk ka kohë të mjaftueshme, për të marrë një ushqim pasi ju ka rënë në dysheme. Sipas tij, në çfarëdo lloj kohe bakteret janë transferuar.
Ndër të tjera ai shprehet se nuk vlen të konsumoni në këtë mënyrë dhe të merrni mijëra baktere, që më pas shndërrohen në sëmundje?
Burimi / gazetasi.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.