Në fokus

December 4, 2017 | 12:48

A është Facebook i keq për ju?

Zbuloni nëse Facebook po ndihmon ose dëmton lumturinë dhe mirëqenien tuaj.

1

A e dini se përdoruesi mesatar i Facebook përdor një kombinim të Facebook dhe Instagram mesatarisht 50 minuta në ditë? Kjo është më shumë kohë se mesatarja që shpenzon një person në shoqëri me njerëz të tjerë, duke shikuar sporte, dhe pothuajse aq kohë sa kalojmë duke ngrënë. Pra, nëse jeni përdorues i Facebook, tani është e rëndësishme të pyesni veten: “A po ju bën ky përdorim i Facebook më të lumtur?”

Rezulton se Facebook mund të dëmtojë lumturinë tuaj. Përdorimi i Facebook pasivisht mund t’ju bëjë më pak të kënaqur. Disa studime kanë treguar se përdorimi i Facebook pasivisht mund të çojë në krahasime sociale në rritje. Kur e krahasoni veten me cilësitë më të mira të të tjerëve në Facebook, papritmas ju humbisni pëlqimin ndaj vetes. Kur shihni arritjet e shokëve tuaj të shkollës së mesme filloni të pyesni nëse keni bërë mjaftueshëm në jetën tuaj.

Është natyra njerëzore që krahason veten me të tjerët, por në Facebook, të gjithë paraqesin versionet më të mira të vetes. Pra, ju gjithmonë krahasoni lart dhe përfundoni duke u ndier sikur nuk jeni mjaft të mirë.

Përdorimi i Facebook pasivisht mund të çojë në zili.

A keni pasur atë ndjenjë? Kur shihni pushimet e mrekullueshme të një miku me dashurinë e jetës së tyre. Ose kur ish shokët e klasës tuaj papritmas marrin punën e tyre të ëndrrës dhe ju jeni ende duke u përpjekur për të mbijetuar.

“Përbindëshi i vogë”mund të të bëjë të ndihesh inferior, armiqësor…Këto emocione në të vërtetë mund të dëmtojnë marrëdhëniet tuaja shoqërore në vend që t’i mbështesin ato ndërkohë që ju ndiheni të mjeruar në këtë proces.

Por prit! Facebook në fakt mund të ndihmojë disa njerëz të jenë më të lumtur.

Përdorimi i Facebook në mënyrë aktive mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të lidhur shoqërisht.

Nëse jeni tipi i përdoruesit të Facebook,postoni rregullisht, e përdorni  për të biseduar dhe për të zbuluar detajet personale për veten, mund të ndiheni më të lumtur me Facebook në jetën tuaj.

Ky lloj i përdorimit në Facebook ndihmon në ndërtimin e lidhjeve të dobëta shoqërore, që ndryshe do të përfundonin dhe në përmirësimin e lidhjeve që keni me rrethin tuaj të brendshëm. Mund të ndiheni të lidhur edhe me një komunitet më të madh. Si rezultat ka të ngjarë të ndiheni më pak të vetmuar dhe me mirëqenie më e madhe.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top