Në fokus

February 3, 2017 | 10:03

A është fëmija im me autizëm? Si të njihni shenjat e hershme

Nga mosha tetëmbëdhjetë muaj, ju mund të bëni dallimin te fëmija. Por, pa marrë parasysh moshën e fëmijës, mos e humbisni shpresën! Trajtimi mund të zvogëlojë efektet e çrregullimit dhe i ndihmon ato të mësojnë dhe të rriten.

1

Shenjat e autizmit ndryshojnë shumë, ashtu si edhe efektet. Disa fëmijë me autizëm kanë vetëm dëmtime të lehta, ndërsa të tjerët kanë më shumë pengesa për të kapërcyer. Megjithatë, çdo fëmijë me spektrin e autik ka probleme, të paktën deri në njëfarë mase, në tre fushat e mëposhtme:

Komunikimi me gojë dhe jo-verbal

Lidhja me të tjerët dhe botën rreth tyre

Të menduarit dhe të vepruarit në mënyrë fleksibël

 

Shenjat e hershme të autizmit:

2

 

  • Fëmija në moshën 2-3 muajsh nuk bën kontakt të drejtpërdrejtë dhe të shpeshtë me sy

 

  • Nga muaji i 3-të fëmija nuk ju qesh

 

  • Në muajin 8-të nuk e ndjek shikimin tuaj kur nuk jeni duke parë atë

 

  • Nga muaji i 9-të nuk belbëzon

 

  • Në vitin e parë të jetës nuk kthehet drejt jush në momentin që e thërrisni në emër. Nuk përshëndet me dorë “mirupafshim”

 

  • Nga muaji i 14-të nuk tregon interes ndaj gjërave

 

  • Edhe pse 18-muajsh ai nuk luan

Sigurisht që çdo fëmijë është i ndryshëm dhe për pasojë, do të ketë zhvillim të ndryshëm, megjithatë, nëse fëmija shfaq disa nga këto shenja duhet të flisni me mjekun.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top