Shumica e prindërve kujtojnë raste kur fëmijët i mbërthejnë në këmbë apo ngurrojnë të falasin me individë të panjohur.Shembuj tipikë të të qenit i turpshëm në situata sociale përfshijnë ngjitjen pas dikujt tjetër, mosbashkëveprim me të tjerët dhe të luajturin vetëm më shpesh se fëmijët e tjerë të moshës së tyre.
Heidi Gazele, një lektore e lartë në Psikologji zhvillimore nga Universiteti i Melburnit, shpjegon se droja është më shqetësuese, në qoftë se ajo është e vazhdueshme. Ajo shpjegon për The Conversation, se kur prindërit duhet të shqetësohen për këtë.
-Disa fëmijë janë “të ngadalshëm” dhe kanë një hezitim fillestar për të bashkëvepruar me të tjerët. Disa fëmijë tregojnë drojë gjatë shkollës fillore. Megjithatë, të tjerët tregojnë drojë të vazhdueshme me kalimin e kohës. Droja tek fëmijët është më shqetësuese se sa droja tek të rriturit.
Është e zakonshme për fëmijët të jenë të kujdesshëm ndaj të rriturve, veçanërisht meshkujve, por më pak e zakonshme kur janë kujdesshëm me moshatarët e tyre. Një prind duhet të shqetësohet nëse fëmija nuk luan në grup me të tjerët, por preferon vetminë.
Kur një fëmijë luan me të tjerë, ai mëson aftësi që do të jenë baza e një zhvillimi normal. Gjithashtu mësojnë radhën e lojës dhe bashkëbisedimit, të negociojnë dhe të shprehin si duhet pikëpamjet e tyre.
Fëmijët që nuk luajnë me të tjerët nuk i marrin këto baza ose eksperiencë. Si rezultat, aftësia e tyre sociale do të jetë më pak e pjekur se e të tjerëve.
-Turpi me shokët
Prindi duhet të shqetësohet nëse fëmija i tij është i turpshëm edhe me shokët e klasës, të cilët i takon çdo ditë. Nëse fëmija ka turp nga shokët e tij, kjo do të thotë se ai shqetësohet mbi mënyrën se si trajtohet nga fëmijët e tjerë. Nëse një fëmijë është i turpshëm, por trajtohet mirë nga të tjerët, nuk ka problem. Problemi qëndron nëse fëmija i turpshëm trajtohet keq nga bashkëmoshatarët. Të turpshmit ka më shumë mundësi që të përjashtohen nga lojërat dhe e kanë të vështirë të krijojnë shoqëri. Kjo gjë dëmton shëndetin emocional të fëmijës.Është parë se djemtë e turpshëm kanë më shumë vështirësi me shokët sesa vajzat e turpshme me shoqet.
Megjithatë, është e rëndësishme të mbani në mend se djemtë dhe vajzat e turpshëm mund të hasin përjashtimin nga bashkëmoshatrët dhe viktimizimin.
Ç’MUND TË BËSH?
Fëmijët kanë nevojë për ndihmë nga të rriturit për të ndaluar përjashtimin dhe viktimizimin nga fëmijët e tjerë.Kur prindërit bëhen të vetëdijshëm se fëmija i tyre është duke u përjashtuar ose viktimizuar nga fëmijët e tjerë në shkollë, ata duhet të kontaktojnë me institucionin për të avokuar në emër të fëmijës së tyre.
Droja është shqetësuese nëse ajo ndërhyn me rutinat ose aktivitetet e fëmijës suaj ose të familjes, ose në qoftë se fëmija juaj shpesh shfaqet i mërzitur apo ankohet se është i vetmuar.
Për shembull, në qoftë se droja pengon fëmijën të marrë pjesë në organizime ditëlindje ose në shkollë, ose pengon familjen të vizitojë miqtë, atëherë ju duhet të kërkoni ndihmë nga një psikolog fëmijësh.
Programe online që ndihmojnë fëmijët dhe prindërit të përballen me drojën e fëmijëve dhe ankthin kanë filluar të bëhen të disponueshme dhe të ofrojnë ndihmë të përshtatshme me një kosto më të ulët.
Prindërit gjithashtu mund të bëjë shumë gjëra vetë për të ndihmuar fëmijën e tyre. Ata mund të organizojnë lojëra dhe të ndihmojnë fëmijën të bashkohet në një veprimtari jashtë grupit.
Prindërit gjithashtu mund të bisedojnë me fëmijët rreth miqësive dhe aktin e tyre si një burim dashamirës të inkurajimit dhe ideve konstruktive.
Nëse një fëmijë është i mërzitur në lidhje me një problem me një mik, prindërit mund të inkurajojnë fëmijën të përpiqet ta zgjidhë atë në mënyrë që të ruajë miqësinë, në vend që t’i japë fund asaj, si dhe të inkurajojnë fëmijën për të zhvilluar shoqëri të tjera.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.