Shtatori erdhi dhe bashkë me të vjen edhe periudha për të rifilluar shkollën. Fëmijët e përjetojnë shumë intensivisht këtë periudhë, e cila ngarkohet me pritshmëri dhe që pashmangshmërisht krijon edhe melankoni për fundin e periudhës së verës.
Po a është gati fëmija juaj për t’u ulur në bankat e shkollës? Zbulojeni duke iu përgjigjur pyetjeve të testit tonë…
1. Si ndihet zakonisht fëmija juaj një ditë para se të fillojë shkolla?
a. Në ankth
b. Relativisht i qetë
c. Shkolla? As që i shkon fare mendja atje!
2. A përkushtohet fëmija juaj më shumë se gjysmë ore në një gjë të vetme?
a. Po, më shumë se gjysmë ore
b. Deri në gjysmë ore ia del mbanë
c. Jo, shpërqendrohet lehtësisht
3. Zakonisht kur i blini materialet për në shkollë?
a. Në korrik
b. Në gusht
c. Pak ditë para se të fillojë shkolla
4. A e merrni me vete kur blini materialet?
a. Po, gjithmonë
b. Po, shpesh
c. Rrallë ose asnjëherë
5. Gjatë verës, i ka ruajtur marrëdhëniet me shokët e klasës?
a. Po, edhe janë takuar madje
b. Po, kanë folur në telefon
c. Jo
6. Si është zakonisht dhoma e fëmijës suaj?
a. Një kaos i vërtetë
b. E vizatuar gjithë ngjyra, por mjaftueshëm e rregullt
c. E mban shumë në rregull, është perfekte
7. Mendon që gjatë kësaj vere fëmija juaj është argëtuar e çlodhur?
a. Po, shumë!
b. Po, mendoj se po
c. Nuk jam edhe aq e sigurt
8. Si shkoi vitin e kaluar shkollor?
a. Shumë mirë
b. Relativisht mirë
c. Mund të shkonte edhe më mirë…
9. Përgjithësisht, a është një fëmijë që e respekton autoritetin dhe rregullat?
a. Po, është shumë i bindur
b. Përgjithësisht po
c. Sforcohem shumë që ta shtroj, është i pabindur
10. Si sillet fëmija juaj përballë situatave të reja?
a. Mirë, përshtatet lehtësisht. Është i mësuar me risitë
b. Në fillim është pak i shqetësuar, por mësohet shpejt
c. Sforcohet për t’u përshtatur me risitë, e ka problem të heqë dorë nga gjërat e vjetra
Më shumë përgjigje A
Fëmija juaj është shumë gati për të shkuar në shkollë
Duket se fëmija juaj ndihet mire në shkollë dhe që kthimi nuk e shqetëson aspak. Nëse vitet e mëparshme është ndjerë mirë, është e mundur që mezi po pret të kthehet në shkollë, sidomos për të takuar shokët e klasës.
Më shumë përgjigje B
Gati për t’u kthyer në shkollë
Ashtu si shumë fëmijë, edhe fëmija juaj është gati për t’u kthyer në shkollë, por një ditë para se të kthehet mund të ndihet pak i tensionuar. Mundohuni ta bëni të ndihet rehat dhe mos i ushtroni shumë trysni. Do të shihni që ditën tjetër, do të kthehet në shtëpi duke të treguar me shumë qetësi si i ka shkuar dita.
Më shumë përgjigje C
Qëndrojini pranë!
Fëmija juaj duket veçanërisht i ndjeshëm ose ka tendencën të shqetësohet lehtësisht. Mundohuni të kuptoni nëse ankthi i tij për rikthimin në shkollë është ankthi tipik që pothuajse të gjithë fëmijët kanë, apo nëse fshihet diçka më shumë. Nëse ankthi është kaq i fortë sa ta pengojë, për shembull, të hajë a të flejë, është mirë të thelloheni mbi këtë çështje, edhe duke kërkuar ndihmën e mësueses.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 123
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.