Mirëqenie

January 7, 2020 | 8:23

A është i mundur pastrimi i toksinave në gjak? Ja ushqimet e rekomanduara

 

Pas festave të fundvitit, ku e kemi shkelur rëndë me të ngrënit, nevoja për të pastruar organizmin bëhet emergjente. Shumë yndyrë, mbingarkesë brumërash, mish e ëmbëlsira, bllokojnë një pjesë të mirë të aktivitetit të trupit, që përveç mbipeshës ndikon në rëndesën e funksioneve të tij organike në gjak dhe jo vetëm. Ushqimi ëshët A-ja nga ku duhet treguar kujdesi më i madh për të fituar betejën me shëndetin!

2

Këto ushqime ndihmojnë mëlçinë, veshkat, zorrët, mushkëritë dhe lëkurën për të eliminuar toksinat dhe parandaluar akumulimin e tyre në trupin tonë.

Hudhra

Hudhra është shumë e pasur me squfur, një mineral thelbësor për trupin tonë, për të pastruar toksinat. Ajo stimulon mëlçinë të prodhojë enzima detoksifikuese për të filtruar toksinat nga gjaku. Përveç kësaj, hudhra vret bakteret, parazitët dhe viruset që mund të jenë të pranishëm në zorrë.

Molla

Mollët janë të pasura me vitamina, minerale dhe fibra. Ato stimulojnë prodhimin e biliareve dhe ndihmojnë mëlçinë të largojë më lehtë toksinat.

Panxhari

Është i pasur me antioksidantë dhe lëndë të tjera ushqyese të dobishme. Panxhari është një mënyrë e shkëlqyeshme për të mbrojtur trupin nga radikalet e lira dhe stimulon mëlçinë për të eliminuar toksinat nga qarkullimi i gjakut.

Karota

Janë të pasura me vitamina, kalium dhe glutheina, një proteinë që pastron mëlçinë. Për rezultate më të mëdha rekomandohet t’i hani ato të papërpunuara, pasi gatimi shkatërron pjesën më të madhe të proteinave.

Perimet jeshile

Janë spinaqi, lakra, brokoli. Janë antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në pastrimin e trupit. Ato janë perime të pasura me fibra për të pastruar traktin tretës dhe të pasura me vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese të tjera të fuqishme.

Limoni

Limonët janë një ushqim i pasur me lëndë ushqyese dhe përbërës antioksidues. Limoni aktivizon mëlçinë për të eliminuar toksinat. Pirja e ujit të vakët me limon në mëngjes është një zakon i mirë për të eliminuar më shumë toksina. Limonët janë të pasur me vitaminë C, një vitaminë që trupi juaj duhet të prodhojë glutathione, proteina që pastron mëlçinë.

Farat e lirit

Përmbajnë Omega-3 dhe acide yndyrore që ndihmojnë trupin të luftojë sheqerin në gjak. Përveç kësaj, ato janë të pasura me fibra.

Borzilok

Ndihmon mëlçinë dhe veshkat për të eliminuar toksinat. Është barishte që nxit tretjen dhe lufton infeksionet. Veprimi i tij diuretik ndihmon në eliminimin e toksinave.

Boronica

Janë të pasura me antioksidantë dhe kanë shumë veti anti-inflamatore. Pastron toksina në gjak dhe radikale e lira.

Avokado

Kundërveprojnë ndaj kolesterolit të keq, ulin presionin e gjakut dhe përmbajnë një nivel të lartë të glutathioneve.

Majdanoz

Ndihmon trupin tonë të shpëtojë nga mërkuri dhe metale të tjera të rënda që përfundojnë në gjak përmes ushqimit apo edhe ajrit të ndotur që thithim.

Ujë

Pirja shumë ujë është thelbësore për të eliminuar toksinat nga trupi.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi https://www.giornal.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top