Ne të gjithë i duam makaronat, por si duhet t’i gatuajmë? Shkenca na ndihmon të zgjidhim dilemën dhe të shpjegojmë pse është më mirë të mos e lejojmë atë ta kapërcejmë…
Makarona është mbretëresha e tryezës italiane: shumica e popullsisë i ha ato të paktën një herë në ditë, çdo ditë dhe nuk i shmangin ato edhe kur janë në dietë. Një zakon shumë i shëndetshëm, sepse makaronat furnizojnë trupin me karbohidratet komplekse për të cilat ai ka nevojë për të djegur yndyrën dhe të qëndrojë aktiv.
Por edhe kur flasim për makarona, ka shumë diskutime: nëse tani e kuptojmë se mund t’i hani edhe në darkë, dilema mbetet në lidhje me shkallën e gatimit. A është e vërtetë se makaronat al dente janë më të shëndetshme se makaronat e gatuara mirë?
Për të shmangur ndonjë dyshim, shkenca vjen në ndihmën tonë: makaronat al dente janë ato që kullohen kur niseshteja që ato përmbajnë është mirë hidratuar, por nuk ka “shpërthyer”, ose granulat nuk janë shpërndarë në ujë. Në vend të kësaj, makaronat e gatuara mirë dhe që hiqen nga uji i zier pasi është lëshuar niseshteja, janë më të pasura me gluten, proteinë e cila është e pranishme në makarona, por vjen në lojë kur gatimi zgjat.
Prandaj është e qartë se makarona e gatuara shumë janë të pakëndshme jo vetëm për syrin, por edhe për shijen, pasi është e ngjeshur dhe pa shije, por gjithashtu është më e vështirë të tretet: tretja, siç e dimë fillon nga përtypja dhe makarona tenton gëlltitet drejtpërdrejt.
Makaronat al dente thjeshta janë të gatuara në mënyrën e duhur: në këtë mënyrë keni përgatitur një pjatë jo vetëm të shijshme por edhe të shëndetshme, sepse ruan të paprekura vlerat e saj ushqyese dhe niseshte përthithet ngadalë, në mënyrë që të shmangen rritjet e rrezikshme glicemike.
Pra, le të konsumojmë një pjatë të mirë makaronash pa u shqetësuar (edhe në darkë!), ndoshta me një salcë të lehtë si domate të freskëta!
Burimi / www.supereva.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.