A e keni pyetur ndonjëherë veten nëse gjykimet e të tjerëve janë me të vërtetë kritika shkatërruese, apo realisht ato shfaqin mendime të bazuara nga ajo çka ju u komunikoni? Me pak fjalë: Përse kritikat perceptohen gjithmonë si një gjë negative? Jepini vetes një përgjigje dhe më pas lexoni përgjigjet që kemi përzgjedhur ne… Ja një shembull: Me siguri ju ka ndodhur shumë herë të mos jeni në një gjendje jo të mirë humori, apo të jeni duke kaluar një moment jo fort të lumtur. Kësisoj, nuk arrini të përjetoni në harmoni të plotë edhe në raport me të tjerët. Grindeni në familje, me partnerin, deri edhe me miqtë. Ju duket sikur të gjithë ju kundërvihen. Dhe fill pas kësaj fillon edhe gjykimi i të tjerëve: ‘Je shumë nervoze’, të thonë ‘Mos u përgjigj kështu’, ‘Me ty nuk merresh dot vesh’… me një fjalë të gjithë mund t’ju drejtohen me kritika. Mendohu mirë: Nëse do të kishe një sjellje në harmoni dhe të qetë, a do të merrje kritika të tilla? Ndoshta është më e drejtë të themi se gjykimi i të tjerëve bazohet mbi qëllimet pozitive që kanë kundrejt nesh dhe nganjëherë jemi ne që i perceptojmë si kritika, si diçka negative që shpeshherë na bezdis. Frika nga gjykimi është irracionale. Mendoni se sa herë keni menduar të mos flisni në prani të të tjerëve apo të thoni diçka që keni dashur vërtet ta thoni, por keni heshtur nga frika se mos ju gjykojnë! A është vërtet e domosdoshme ta ulni personalitetin kështu? Unë mendoj që jo!
Ja përse:
• Të evitosh së foluri nga frika se mos të gjykojnë, nuk bën gjë tjetër veçse përkeqëson së tepërmi vetëbesimin tuaj.
• Frika është diçka që i përket besimit tonë, por do të ishte mirë t’u jepnim përparësi nevojave: ajo që mendojnë të tjerët nuk është e vërteta absolute dhe nuk duhet domosdoshmërisht të bëhet këndvështrimi ynë për gjërat thelbësore.
• T’i druhesh gjykimit të të tjerëve, mund të na çojë të bëjmë ekskluzivisht veprime për të kënaqur dhe për të mos zhgënjyer pritshmëritë e të tjerëve: për rrjedhojë të gjitha veprimet tona do të jenë të mbushura me negativitet dhe tension.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.