Në fokus

September 5, 2019 | 9:10

A jeni inteligjentë? E gjitha kjo është falë nënës! Ja pse…

Nëse keni ëndërroni të keni fëmijë inteligjent, mos u shqetësoni për gjetjen e një partneri shumë-të diplomuar ose super intuitiv. Nëse një fëmijë është inteligjent, gjithçka ka të bëjë me nënën!

Nëse gjithmonë keni qenë të mirë në shkollë dhe të gjithë mendojnë se jeni i zgjuar, gjithçka ka të bëjë me nënën tuaj! Arsyeja është vërtet e thjeshtë. Sipas një studimi të botuar në revistën “Psychology Spot” është nëna ajo që transmeton gjenin e inteligjencës tek fëmijët e saj.

Me gjithë klishetë që thonë se janë baballarët ata që ua kalojnë aftësitë e tyre intelektuale pasardhësve të tyre, në të vërtetë janë pikërisht gratë ato që e kanë këtë rol. E gjithë kjo ndodh sepse gratë kanë dy kromozome X, ndërsa burrat kanë një X dhe një Y. Meqenëse inteligjenca është në kromozomin X është e qartë se janë pikërisht gratë që e transmetojnë këtë karakteristikë. Nga ana tjetër, babai kalon gjenin X që ndikon në grupet e gjakut, shikimin, dëgjimin, sistemin nervor, muskujt, dhëmbët, lëkurën dhe metabolizmin e glukozës.

Sigurisht, çështja gjenetike nuk është faktori i vetëm që ndikon në aftësitë intelektuale të fëmijës së ardhshëm. Kjo është arsyeja pse nënat e ardhshme që duan të sjellin fëmijë inteligjentë në botë do të bëjnë mirë që të kërkojnë një person të shëndetshëm dhe kurrë të mos harrojnë që të vazhdojnë të punojnë për inteligjencën e tyre.

 

 

Burimi / https://www.dididonna.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top