Të gjitha llojet e të kënduarit kanë efekte pozitive psikologjike. Gjatë këndimit truri çliron endorfinë dhe ju do të ndiheni më mirë.
Të kënduarit para një turme, në karaoke… ndërton besimin në vetëvete, i cili ka efekte të gjera dhe afatgjata në mirëqenien tonë.
Këndimi gjithashtu është një aktivitet aerobik, ju merrni më shumë oksigjen në gjak për qarkullim më të mirë, i cili promovon një humor të mirë.
Të kënduarit kërkon frymë të thellë, një tjetër reduktues ankthi. Frymëmarrja e thellë është një çelës për meditimin dhe teknika të tjera relaksuese, dhe ju nuk mund të këndoni pa të.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.