Mirëqenie

June 7, 2017 | 13:00

A ju ndihmon çaji i rooibos për të rënë në peshë?

Hulumtimet kanë treguar se rooibos nuk është vetëm e mirë për sistemin tuaj imunitar, por ju ndihmon edhe në humbjen e peshës.

 rooibostea

Rooibos, apo njohur ndryshe si “bush i kuq”, bimë që përdoret për çaj përmban aspalathin, ka treguar se ul nivelin e sheqerit në gjak, por nëse pini 6 filxhanë nga ky çaj. Kjo bimë vjen nga Afrika e Jugut dhe ka treguar se redukton nivelin e yndyrnës në qeliza.

Studimi ka treguar se njerëzit që kanë pirë gjashtë gota çaj të tillë në ditë për gjashtë javë, në fund kanë pasur një nivel të ulët glukoze. Asplathini që përmban kjo bimë, që është një antioksidant, dhe një ‘përbërës magjik’ për dietologët, ka frymëzuar një udhëtim në Afrikën e Jugut të “Food Unvvrapped’s Summer Diet Special”, të Channel 4.  Gazetari Kiran Jethvva ka shkuar në malet Cederberg për të parë se si rritet çaji.

Kjo bimë jeton në kushtet e vështira të maleve duke u rritur në tokë ranore, dhe duke i mbijetuar variacioneve të theksuara të temperaturës. Rooibos në të vërtetë nuk është çaj, por i përket familjes së fasules, mblidhet me dorë dhe gjethet e gjelbra si gjilpërë kalojnë në një makineri para se të thahen nën diellin e Afrikës së Jugut.

Pasi gjethet thahen, procesi i oksidimit i kthen ato në ngjyrën e kuqe me të cilën njihen.

Yjet si Angelina Jolie, Catherine Zeta Jones dhe supermodelja Cindy Crawford ia atribuojnë rooibos gamën e përfitimeve shëndetësore, të cilat përfshijnë:

–  parandalimin e kancerit,

– mbrojtjen e mëlçisë kundër sëmundjes,

– rritjen e sistemit imunitar,

– lehtësimin e alergjive, dhe

– trajtimin e çrregullimeve të tretjes.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top