Jo ekzaktësisht. Sepse e veçanta e gjendjeve shpirtërore është se, bëhet fjalë për një miks mendimesh dhe emocionesh të fshehura.
Emocionet pjesërisht janë të fshehta, sepse ne kemi aftësinë t’i shtyjmë në fund të vetëdijes sonë dhe kalojmë në një hap tjetër: si p.sh, një trishtim i lehtë mund të maskohet. Ndërsa dëshpërimin është e pamundur ta fshehim.
Gjendjet shpirtërore janë gjendje mjaft komplekse.
Nuk bëhet fjalë thjesht për trishtim apo nervozizëm, por për një ndërthurje ndjesish. Një shembull i melankolisë, për të cilën Viktor Hygo thoshte se, bëhej fjalë për “lumturinë e të qenit të trishtuar”, apo nostalgjia, e cila është një miks i kujtimeve të lumtura dhe i dhimbjes për kohën që ikën. Koncepti për gjendjen shpirtërore ka qenë i studiuar nga poetë e romancierë të shumtë. Frojdi thoshte: “Kudo që ai shkonte, në territoret e psikologjisë, poetët kishin qenë me siguri para tij atje”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.