Speciet e para hominin, që përfunduan me brezin e parë të njerëzve në planet, mund të kenë jetuar në Europë 7.2 milionë vjet më parë dhe jo Afrikë, siç ka qenë teoria më e pranueshme për fillimin e paraardhësve tanë deri më tani.
Një ekip shkencëtarësh ndërkombëtar ka paraqitur 2 studime që sugjerojnë se pika e ndarjes ndërmjet shimpanzeve dhe njerëzve ndodhi në Mesdheun Lindor dhe jo në Afrikën Lindore. Gjetjet e tyre, të publikuara në PLOS ONE, janë bazuar në 2 fosile të llojeve Graecopithecus freybergi, të cilat janë zbuluar në Greqi dhe Bullgari dhe datojnë diku mes 7.2 dhe 7.1 milion vjet më parë.
Më parë, shkencëtarët kishin menduar se hominins dhe shimpazetë kishin një ndarje nga 7 deri 5 milionë vjet nga njëri – tjetri, prandaj mendohej se brezi i parë i njerëzve ishin hominin të shfaqur në Afrikë.
Po këto fosile, thonë shkencëtarët, tregojnë një histori krejt të ndryshme rreth fillimit të njeriut në tokë.
Rrënja e dhëmbëve si tregues
Sipas studiuesve Graecopithecus është një specie paranjerëzore deri tani e panjohur. Tregues për këtë janë rrënjët e dhëmbëve. Specie të tilla paranjerëzore deri tani njiheshin vetëm nga Afrika dhe Saharaja jugore.
Nga analizat e fosileve studjuesit mendojnë se nofulla e poshtme është rreth 7,175 milionë vjeçare kurse dhëmbi 7,24 vjeçar. Pra këto fosile janë edhe më të vjetra se Sahelanthropusi, specia me e vjetër e gjetur në Afrikë që mendohet se është 6 deri 7 milionë vjeçare.
Afrika Lindore apo Evropa?
Nisur prej këtyre fosileve shkencëtarët mendojnë se ndarja e linjave të zhvillimit mes njerëzve prehistorikë dhe shimpanzeve ka ndodhur më herët nga sa mendohej deri sot dhe me sa duket jo në Afrikë për në pjesën lindore të Detit Mesdhe.
Ekipi studimor i udhëhequr nga Madelaine Bëhme mendon se njerëzit prehistorikë duhet të kenë lindur jo në Afrikë, por në Iran, Irak apo Liban. Si shkak për ndarjen e njeriut nga majmuni duhet të kenë qenë ndryshimet e forta klimatike.
Bashkë me fosilet e Graecopithecusit studiuesit gjetën edhe fosile të paraardhësve të gjirafave, gazelave, rinocerontëve apo antilopave të sotme. Po ashtu u gjetën edhe gjurmë rëre dhe sedimente që duhet të jenë përhapur nga shkretëtirat deri në brigjet veriore të Detit Mesdhe.
Shumë, shumë të panjohura
Studiuesit thonë se ata nuk mund ta dinë ende me saktësi se ç’pamje mund të ketë pasur paranjeriu Graecopithecus dhe nëse ai ecte në pozicion me trup të drejtë. Në bazë të madhësisë së nofullës supozohet se El Graeco peshonte rreth 40 kg dhe kishte madhësinë e një shimpanzeje të sotme femër.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.